Një 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj prej 10 ditësh. Konkretisht, adoleshentja nga Sukthi, Gazie Kazija, nxënëse e vitit të parë gjimnaz, është larguar nga familja prej datës 17 Maj duke marrë me vete vetëm telefonin celular që rezulton i fikur.
Sipas të ëmës së saj, vajza është rrëmbyer, ndërkohë që akuzon Policinë e Durrësit se nuk është duke hetuar mjaftueshëm. “Mami dhe babi të falin çdo gabim që ke bërë vetëm kthehu”, ka thënë nëna e 16-vjeçares gjatë apelit të saj.
Ndërkohë që Policia e Durrësit ka bërë me dije për “TV Klan” se fotografia e adoleshentes është shpërndarë në të gjitha rajonet e policisë, por ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.
ma.me