• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhduket një tjetër shkencëtare në një ishull grek, edhe kjo kishte dalë për vrap

by Java News
07/08/2019 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhduket një tjetër shkencëtare në një ishull grek. Shkencëtarja britanike Dr Natalie Christopher është zhdukur në mënyrë misterioze ndërsa po vraponte në një ishull grek.

34 vjeçarja humbi gjurmët në Ikaria, ndërsa mungesën e saj e ndjeu fillimisht partneri, i cili ngriti alarmin për zhdukjen e saj.

Dr Christopher, nga Londra, mbërriti në ishull të shtunën për një pushim të shkurtër para se të nisej të hënën për në Qipro.

Kur partneri i saj u zgjua nuk e pa atë në dhomë, ndërsa e kishte telefonuar dhe  34-vjeçarja i kishte thënë se do të dilte për vrap. Por më vonë ai nuk mundi të lidhej më me të, kështu që tre orë më vonë ai thirri policinë.

I dashuri i tha Protothema News se se Christopher i kishte thënë se po vraponte në një kodër në një pjesë shkëmbore të ishullit dhe i premtoi që do të tregohej i kujdesshme.

Por kur ajo nuk ishte kthyer deri në orën 11 të mëngjesit, ai u shqetësua dhe informoi pronarin e pronës që kishin marrë me qira çifti, i cili më pas e thirri policinë.

Christopher është një astrofizikane e njohur, që kryen hulumtime në Universitetin Evropian Qipro në grupin e Astrofizikës dhe Performansës së Lartë. Së fundmi ajo jetonte në Qipro.

Zhdukja e Dr Christopher vjen një muaj pas ngjarjes së rëndë, kur shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë.

Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes.

Dr Eaton u gjet e vdekur në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armë gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë Cania. /l.m

0_Dr-Natalie-Christopher.jpg

0_Dr-Natalie-Christopher (1).jpg

Next Post
‘The Sun’: Shqiptarët kontrollojnë tregun e drogës në Britaninë e Madhe

‘The Sun’: Shqiptarët kontrollojnë tregun e drogës në Britaninë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In