Një familje nga qyteti verior i Shkodrës ka apeluar për ndihmë ditën e sotme. Mesohet se djali i tyre Valentin Çarkaj, është zhdukur prej më shumë se 24 orësh.
Familjarët e tij bëjnë apel për ndihmë. Mësohet se ai është larguar nga shtëpia për t’u larë në Hot.
Valentini shoqërohej nga një shok, i cili është kthyer në familje por nuk ka asnjë informacion për të humburin. Ndërkohë familjarët luten për ndihmë. /b.d










