• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhduket në mënyrë misterioze 49-vjeçari në Ksamil, ja çfarë i gjetën në breg të detit

by B K
10/03/2025 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një 49-vjeçar, i identifikuar si Naim Likometi, nga Tirana, ka humbur kontaktet me familjarët dhe miqtë që prej mëngjesit të datës 8 mars 2025.

Burime bëjnë me dije se Likometi, i humbi kontaktet me familjarët në Tiranë, teksa kishte shkuar në fundjavë në banesën e pushimeve që kishin në Ksamil.

49-vjeçari doli nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të datës 8 mars dhe që prej asaj kohe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Sipas informacioneve nga familja, Naim Likometi ishte veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv me ngjyrë blu të errët, kur ka dalë nga banesa.

Pas humbjes së tij, autoritetet e policisë së Sarandës kanë nisur kërkimet, por dyshimet për fatin e tij janë shtuar në momentin kur, sot në mesditë, janë gjetur rrobat dhe telefoni i tij në bregun e detit në Ksamil.

Burimet nga familja konfirmojnë se telefoni celular i Likometit ka qenë i aktivizuar deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka mbetur i fikur. Ky detaj ka shtuar më shumë misterin rreth zhdukjes së tij dhe ka ngritur dyshime se mund të ketë ndodhur një incident tragjik.

Aktualisht, autoritetet policore dhe ato kufitare të Sarandës po zhvillojnë kërkime intensive në tokë dhe në det, për të zbuluar më shumë rreth fatit të 49-vjeçarit.

Next Post
Emigrantë në Vlorë, 1600 kërkesa të reja për leje qëndrimi në bregdet

Emigrantë në Vlorë, 1600 kërkesa të reja për leje qëndrimi në bregdet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

February 12, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

February 12, 2026
“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

February 12, 2026
“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

February 12, 2026
Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In