• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zhduket” mësimi online/ Ministria ndryshon vendimin, rektorët ende të pavendosur

by
01/10/2021 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për zhvillimin e mësimit në universitetet. Për të qenë të pranishëm në auditore, studentët duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqiten me test PCR.

Më 24 shtator, Ministria e Shëndetësisë botoi urdhrin e parë, ku u jepte mundësinë studentëve të pavaksinuar ta ndiqnin mësimin online.

“Për studentët që nuk paraqesin certifikatën e Vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit, drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative, duke filluar nga 11.10.2021”, thuhet në urdhrin e botuar.

Referuar ndryshimeve të fundit rektorët dhe dekanët u mblodhën sërish këtë të premte për një diskutim, por që nuk arritën të merrnin një vendim, as në bazë të autonomisë universitare. Burime pranë rektoratit i thanë A2 CNN se universitetet po presin që të fjalën e fundit ta thonë ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

“Nuk ka ende një vendim për mënyrën e zhvillimit të vitit akademik. Është ende në proces diskutimi Universiteti me Ministrinë e Arsimit. Ndoshta një vendim do të merret të shtunën ose ditët në vijim. Çështja është delikate dhe nuk është e lehtë marrja e një vendimi. Presim udhëzime edhe nga Ministria e Shëndetësisë”, sqarojnë burimet.

Universitetet kanë nisur të pyesin studentët se sa prej tyre e kanë kryer vaksinën për të pasur një numër të saktë të tyre por ende nuk ka një publikim zyrtar. Shifrat e vetme vijnë vetëm nga pyetësorët online.

“Kemi anketuar mbi 2200 studentë nga të gjitha universitetet, 36% e kanë bërë, 13% mund ta bëjë, ndërsa 54% nuk e kanë bërë”, thotë Gevio Tabaku, nga Bordi Kombëtar Studentor. Në këtë situatë duket se shumica e studentëve nuk janë vaksinuar ende. Skeptike janë dhe shifrat që autoritetet shëndetësore japin. Nga grupmosha 18-30 vjeç është vaksinuar jo më shumë se 25% e tyre, çka përkon me moshën studentore.

/b.h

Next Post
A do të ketë rikthim të vizave për Shqipërinë? Reagon Komisioni Europian

A do të ketë rikthim të vizave për Shqipërinë? Reagon Komisioni Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In