Një aeroplan privat me 22 persona në bord është zhdukur në Nepal, njoftuan sot zyrtarët.
Avioni “Otter 9N-AET” që i përkiste linjës “Tara Air” u ngrit nga qyteti i Pokhara.
Fanindra Mani Pokharel, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme tha se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi.
“Në aeroplan ishin 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit”, tha ai.
Pokharel tha gjithashtu se avioni humbi kontaktin sot në mëngjes pasi u ngrit nga aeroporti.
Sipas gazetës së përditshme “Kathmandu Post”, në bordin e avionit ndodheshin gjithashtu disa shtetas indianë.
/a.r











