Zhdukja e një vajze të mitur 16 vjeç ka ngritur në këmbë policinë e qytetit juglindor të Korçës.
Ka qenë vëllai i të miturës ai që mbrëmjen e kaluar ka bërë kallëzimin në polici se motra e tij është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.
Policia pasi ka marrë kallëzimin ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e të miturës nga fshati Bregas.