• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhduken eshtrat e fëmijës së vdekur 22 vite më parë, dikush tjetër prehet në varrin e tij

by A R
05/04/2017 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

22 vjet pas vdekjes së një fëmije një vjeç, dy prindër nga Kuçova po përjetojnë dhimbjen për humbjen e trupit të varrosur që në vitin 1994. Familja sot nuk ka se ku t’i vendosin lule, pasi pa dijeninë e tyre fëmija është zhvarrosur. Pllaka e tij e varrit është vendosur diku tjetër, ndërsa në vendvarrimin e tij tashmë prehet dikush tjetër.
Vladimir Çela, babai i fëmijës, pasi nuk mori zgjidhje nga policia, iu drejtua emisionit “Fiks Fare”. Gazetarët udhëtuan drejt Kuçovës, ku Vladimiri i shoqëroi në varrezat e qytetit. Ai tha se trupi i fëmijës është lëvizur nga vendvarrimi në muajin gusht 2016. Familjarët si zakonisht erdhën të vizitojnë varrin, por u shokuan nga çfarë konstatuan.

“Në muajin gusht erdha si zakonisht për të pastruar varrin, por pashë që varri ishtë lëvizur dhe pllaka me emrin e tim biri ishte vendosur në varrin ngjitur. Mësova se në vend të fëmijës tim prehej dikush tjetër. U alarmova, shkova denoncova në polici dhe ende nuk e di se ku prehet fëmija im. Firma e funeralit e ka zhvarrosur trupin e të voglit pa dijeninë time dhe nuk më kanë njofuar në as një moment, as para e as pas zhvarrosjes” shprehet z. Çela.

Punonjësit e varrezave i kanë pohuar se eshtrat ë të ndjerit i kanë vendosur në varrin ngjitur, aty ku është edhe pllaka me emrin e djalit, Artan.

Por Vladimiri ngre pikëpyetje nëse është apo jo i vërtetë ky fakt , pasi çdo gjë ka ndodhur në fshehtësi të plotë. Gazetarët iu drejtuan edhe varrmihësve për të kuptuar më qartë se çfarë kishte ndodhur.  Një prej tyre, Ceno Qerosi, i cili pranon se ka bërë zhvarrosjen e fëmijës, pohon se ky gabim ka ndodhur në datën 10 gusht.

“Atë dite na thanë që do të kryhej një varrim dhe që e ndjera kishte kërkuar të vendosej në një vend me nipin. Punonjësit e firmës së funeralit erdhën e na thanë ku duhej të gërmonin, por më pas u kuptua që kishim hapur varrin e gabuar. Më vonë menaxheri i firmës më telefonon dhe vendos që t’u ndryshojmë vendin eshtrave të fëmijëve. Kjo u duk zgjidhja më e mirë pasi për të lëvizur trupin e sapovarrosur do të duhej leje nga prokuroria, ndaj u dha kjo zgjidhje” tregon z. Qerosi.

Gazetarët iu drejtuan edhe menazherit të firmës së funeralit për vendimin e marrë, z. Zoje Bizhka. Menaxheri e sheh të gjithë situatën e krijuar si një gabim njerëzor  dhe se është munduar t’i japi zgjidhjen më të mirë të mundshme. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk ishin njoftuar familjarët apo autoritetet përkatëse , z.Bizhka iu përgjigj se ishte në pritje të qetësimit të situatës së krijuar dhe më pas do t’i njoftonte. Kurse përsa i përket punonjësit që bëri gabimin nuk është marrë as një masë, pasi aktualisht çështja është në prokurori. “Por jemi gati që shpenzimet për varrin e ri të fëmijës me mbiemër Çela t’i kryejmë ne” shprehet z.Bizhka.

Ndërsa drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë e Kuçovës Petrit Shyti,  shpjegon se nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate, por e ka mësuar nga gazetarët e emisionit Fiks Fare.

“Nuk kam qenë në dijeni të këtij gabimi. Për herë të parë e kam mësuar nga ju. Eshtë shumë e rëndë që firma e funeralit nuk na ka njoftuar. Normalisht procedura për zhvarrosjen e një të ndjeri kërkon lejen tonë dhe pasi bindemi dhe njëkohësisht jemi konform ligjit, atëherë e japim lejen” shpjegon z.Shyti.

Për Prof. Dr. Sokrat Meksi, specialist pranë Insitutit të Mjekësisë Ligjore, dikush duhet të japë llogari për situatën e krijuar, pasi është një vepër penale mbështetur në nenin 118 të Kodit penal. “Në ligj përcaktohet që zhvarrimet duhet të bëhen me lejen e familjarëve të të ndjerit si edhe me leje nga bashkia. Në këtë rast nuk është marrë asnjë leje ndaj kemi të bëjmë me një vepër kriminale, ku sipas ligjit dënimi varion nga gjobë deri në pesë vjet burg” përfundon specialisti Meksi./a.m.

Next Post
Meksika paralajmëron Amerikën për tregti të lirë

Trump nxiton me anullimin e ligjeve të administratës Obama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In