Dy persona janë zhdukur brenda një dite në qytetin e vogël të Gramshit.
Bëhet fajlë për një 57-vjeçar i cili është shpallur i humbur nga vëllai i tij si edhe një 41 vjeçar i cili është kallëzuar nga babai i tij.
Të dy personat janë larguar nga banesat e tyre dhe nuk janë kthyer më.
-Ka kallëzuar shtetasi F. C., 51 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.
-Ka kallëzuar shtetasi A. K., 71 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/s.f