• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zhdoganimi, Shqipëria më e shpejta në rajon/ Anketa e RCC: Për 17% të të anketuarve procesi ndodh në më pak se dy ditë

by A R
17/08/2022 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se Shqipëria është vendi më i shpejtë në rajon sa i përket formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore. “Scan Intel” i ka analizuar të dhënat e sondazhit të biznesit sa i përket numrit mesatar të ditëve për të zhdoganuar mallrat e eksportuara dhe importuara. Theksojmë se sondazhi për Opinionin e Biznesit është i përbërë nga 177 pyetje për 1203 pronarë biznesi, menaxherë apo drejtues. Mes shumë pyetjeve të tjera rreth biznesit të anketuarit janë pyetur edhe për kohën që ka marrë zhdoganimi i mallrave gjatë 12 muajve të fundit. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka përqindjen më të lartë të pronarëve të biznesit të cilët janë shprehur se zhdoganimi i mallrave të eksportuara merr më pak se dy ditë. Referuar të dhënave janë rreth 17% e të anketuarve të cilët kanë thënë se procedurat e zhdoganimit të mallrave të tyre në Shqipëri zgjasin më pak se dy ditë. Kosova gjithashtu regjistron përqindje më të lartë se vendet e tjera sa i përket zhdoganimit. Në Kosovë 19% e të anketuarve janë shprehur se procesi i  zhdoganimit nuk zgjat më shumë se dy ditë. Ndërkohë në vendet e rajonit, përqindja e të anketuarve të cilët kanë dhënë këtë përgjigje varion nga 15% në Bosnje Hercegovinë, 6% në Maqedoninë e Veriut dhe 8% në Malin e Zi dhe Serbi. Në Shqipëri 79% e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë eksportuar mallra gjatë 12 muajve të kaluar, 2% janë shprehur se procedurat e zhdoganimit zgjasin 3 deri në pesë ditë, ndërsa 3% kanë thënë se procedurat zgjasin mbi pesë ditë.

“Scan Intel” gjithashtu ka analizuar të dhënat e barometrit mbi zhdoganimin e mallrave të importuara. Sipas shifrave edhe sa i përket procedurave dhe kontrolleve doganore për importet, Shqipëria rezulton përsëri më e shpejta në rajon. Janë 47% e bizneseve të anketuara të cilët janë shprehur se këto procedura për importet përfundojnë brënda dy ditëve. Në Kosovë 22% e të anketuarve janë shprehur se zhdoganimi i mallrave zgjat më pak se dy ditë. Ndërkohë, në vendet e rajonit duket se procesi i zhdoganimit zgjat më tepër. Në Bosnje Hercegovinë janë 14% e të anketuarve të cilët kanë thënë se zhdoganimi i mallrave zgjat më shumë se pesë ditë. Të dhënat tregojnë se në vendin tonë 34% e të anketurve janë shprehur se nuk kanë importuar mallra gjatë 12 muajve të fundit, ndërkohë 13% janë shprehur se procedurat doganore për importet zgjasin 3 deri në 5 ditë dhe vetëm 7% e tyre janë shprehur se këto procedura zgjasin më shumë se 5 ditë.

Nëse keni eksportuar mallra në 12 muajt e fundit, cili është numri mesatar i ditëve për t’i zhdoganuar?

Nëse keni importuar mallra në 12 muajt e fundit, cili është numri mesatar i ditëve për t’i zhdoganuar?

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Next Post
Mbante një flamur të Ukrainës me vete, sulmohet për vdekje i moshuari

Mbante një flamur të Ukrainës me vete, sulmohet për vdekje i moshuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In