• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhbllokoi “Taivanin”, Braçe sulmon gjykatësin: I kishe sytë hapur? Apo të morën në telefon

by A R
07/08/2019 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak ditë nga bllokimi i tij, kompleksi i Taivanit në Kryeqytet është zhbllokuar sot nga gjykata. Ka qenë zv. kryeministri Erion Braçe ai që ashtu siç njoftoi për bllokimin e këtij kompleksi, bëri të ditur edhe lirim jo legjitim të tij.

Braçe shkruan se kompleksi Taivani është zhbllokuar nga gjykata dhe jo nga ligji apo nga qeveria. Zv.Kryeministri hedh akuza ndaj gjykatësit Gentian Hamiti i cili dha vendimin për që kompleksi Taivani të zhbllokohet.

Kujtojmë se ky kompleks u bllokua të premten që lamë në kuadrë të operacionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin, dhe për shkak se nuk kishte lëshuar kupona tatimor për klientët. Pas këtij bllokimi Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive.

Ndërsa sot pas zhbllokimit të Taivanit Braçe citon edhe ligjin germë për germë ku sipas tij tatimorët kanë zbatuar atë në përpikmëri për të bllokuar këtë biznes.

Braçe më pas shton edhe disa pyetje për gjykatësin Hamiti duke thënë: Gjykatës ne cilin ligj u bazove? I kishe sytë hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?”

Më pas Braçe ka shkruar secila nga këto dosje do i kalojë organeve të vetingut, si pjesë thelbësore e veprimtarisë profesionale nën gjykim nga këto organe ndërsa shton se vendimi do të apelohet menjëherë.

Reagimi i plotë i Braçes:

Taiwani nuk eshte biznes vip!!! Taiwani nuk eshte biznes vip per shkak te qarkullimit te vogel!!!

Taiwani ka qarkullim te vogel sepse nuk e dokumenton ate me kupone tatimore!!! Tamam per kete, Taiwani u bllokua te premten e javes qe kaloi! Taiwani u cbllokua sot nga gjykata!

Jo nga qeveria, jo nga politika, jo nga tatimet, jo nga ligji! Zero!


Taiwani u cbllokua sot nga gjykata, gjykatesi gentian hamiti! Ne shkelje te hapur te ligjit!


Taiwani u gjet te premten e shkuar, pa kupon tatimor ne tavolinat e restorantit te tij!

Sipas ligjit per procedurat tatimore ne republiken e shqiperise; neni 122/ pika b/ germa ii) thuhet: konstatimin (verifikimin) tjeter pas konstatimit te pare, sipas nendarjes i te kesaj shkronje, nese tatimpaguesi vazhdon te mos e leshoj kuponin tatimor per te dokumentuar qarkullimin e realizuar te mallrave apo sherbimeve, pervec aplikimit te denimit si ne nendarjen i) dhe ne kete rast merret masa e bllokimit te veprimtarise ne vendin ku eshte konstatuar shkelja per 30 dite kalendarike.

Tatimet kane zbatuar pike per pike kete nen dhe kete germe!
Kane zbatuar ligjin! Kane mbrojtur interesin publik te cenuar rende nga veprimtaria e paligjshme, e perseritur nga kompania taiëan!

Demi mund te jete kolosal, kur dyshimi shtohet nga ky kupon jo tatimor gjetur ne ate tavoline qe mban numrin rendor 38168.

Gjykates ne cilin ligj u bazove? I kishe syte hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?

Ligji i tatimeve ishte ky! Ligjit yt thote qarte se, sogurimi i padise mund te vendoset kur nuk cenohet rende interesi publik!

Si ka mundesi qe zgjodhe di dalesh zot interesit te paligjshem te privatit dhe jo interesit publik te cenuar rende nga privati?

Nuk dua pergjigje nga ty! Per ty dhe cdo sivlla me ty, pjese e kesaj drejtesie te padenje, te padobishme e shpesh te korruptuar, kthyer ne biznes banal kunder interesit publik, dua te them: nga neser, secila nga keto dosje do i kaloje organeve te vetingut, si pjese thelbesore e veprimtarise suaj profesionale nen gjykim nga keto organe!

Ne do apelojme menjehere vendimin tend! Ajo qe po bejme me te paligjshmit ne treg nuk ka kthim! As nga ju!

Next Post
Maliqi sulmon drejtorin e Burgjeve: I paaftë, femrave u thotë dordolece, policët i quan kaqola

Lefter Maliqi paralajmëron “tërmet” në vjeshtë: Do paralizojmë gjithçka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

December 30, 2025
Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

December 30, 2025
29 Nëntori/ Kryeministri Rama uron 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

“SPAK, SPAK, SPAK…”/ Kryeministri: Opozita në depresion e përdor për të goditur qeverinë!

December 30, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

December 30, 2025
Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

December 30, 2025
“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

December 30, 2025
“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

December 30, 2025
“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com