Kryeministri Edi Rama ka shprehur një falënderim për forcat që u angazhuan në zhbllokimin e rrugëve pas stuhisë që goditi vendin tonë pak ditë më parë, ku pati reshje bore në të territorin.
Teksa ka publikuar një video nga pamjet e rrugëve në vend, Rama theksoi se beteja e ditëve të fundit mësoi se ku dhe si duhet të ndërhyhet, për përmirësime të mëtejshme.
MESAZHI I RAMËS:
Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme.
/a.r











