Avokatura e Shtetit ka reaguar pas vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar që hiqte sekuestron e vendosur nga administrata tatimore ndaj llogarive të kompanisë së naftës “Bankers”.
ASH deklaron se do të ndjekë të gjithë rrugën ligjore në çdo formë gjykimi.
Ja deklarata e Avokaturës së Shtetit
Avokatura e Shtetit është njoftuar për Urdhrin e Përkohshëm të Trupës së Gjykimit në Arbitrazh, në çështjen e arbitrazhit Bankers Petrolium Albania ltd kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, të përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Shoqërisë Albpetrol sh.a. Institucionet përgjegjëse shqiptare dhe Albpetrol sh.a po e shqyrtojnë Urdhrin dhe do të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshme të shtetit shqiptar në çdo forum gjykimi.