• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhbërja e standardeve kushtetuese nga GJKKO dhe SPAK përmes standardeve të ndryshme

by Mero Baze
05/12/2025 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Gjykata e shkallës së parë kundër Krimit dhe Korrupsionit sot më në fund i ka dhënë Ilir Metës të drejtë të marrë dosjen e tij dhe materialet ku ajo mbështetet akuza, në formatin print, pra një kopje fizike të saj. Ky është një vendim i drejtë por i vonuar, pasi ka penguar deri tani njohjen e të akuzuarit me provat ku pretendohet se mbështetet akuza.

E njëjta kërkesë po sot në të njëjtën gjykatë iu mohua Erion Veliajt. GJKKO pretendon se materialet mbështetëse për Veliaj janë rreth 60 mijë faqe dhe ata nuk pranojnë t’ia printojnë atij fizikisht.

Pasi situata degradoi në dy standarde të ndryshme brenda një dite dhe brenda një gjykate, SPAK ka njoftuar po sot se zotit Veliaj i janë vënë në dispozicion gjithë aktet e nevojshme dhe aktet shtesë përmes avokatit të tij. lexo ketu

Ky sqarim është një cinizëm i tepruar për një linçim të vetëdijshëm që SPAK dhe GJKKO po bëjnë ndaj një të akuzuari. Askush nuk thotë që avokatët e Veliajt nuk i kanë marrë materialet me USB. Ata mund t’ia japin dhe një USB Erion Veliajt sikur ai të lejohej ta përdorte atë në burg.

Por Drejtoria e Burgjeve, në bazë të rregullores së saj, e konsideron futjen e një USB në burg vepër penale dhe Veliaj ka nevojë të njihet personalisht me akuzën pasi është një e drejtë kushtetuese e tij.

Tallja me një kërkesë legjitime, që është bazike dhe mbi të cilën ngrihet gjithë procesi, tregon se përveç mungesës së dëshirës për të zbatuar ligjin, brenda SPAK ka prokurorë që inatet e tyre personale dhe politike duan t’i çojnë deri në fund duke shkelur me të dy këmbët një të drejtë kushtetuese.

Kërkesa është e qartë dhe e thjeshtë: Erion Veliaj kërkon ose një dosje të printuar fizikisht, siç e fitoi sot të drejtën Ilir Meta, ose një vendim gjykate që atij i lejohet një laptop dhe një USB offline, që të lexojë akuzën në qeli.

Erion Veliaj nuk është i lirë, si duhet të ishte, që të ketë mundësi të përdorë USB që SPAK paskësh dhënë te avokati. Kjo ligësi për t’u dukur sikur ia kanë plotësuar kërkesën është e tepërt. SPAK dhe GJKKO duhet të ruajnë standardin kushtetues të barabartë për çdo të akuzuar. Është gjë shumë e mirë që Ilir Meta e fitoi këtë të drejtë sipas burimeve nga gjykata, por kjo e drejtë i takon kujtdo që është i paraburgosur dhe nuk ndiqet në gjendje të lirë.

Është fare e thjeshtë: një vendim i GJKKO që lejon Veliajn të ketë kompjuter dhe të përdorë USB në burg, ose një karrocë me 60 mijë faqe të printuara në qelinë e tij. Pa këtë nuk ka zbatim të detyrimeve kushtetuese nga SPAK dhe GJKKO.

E njëjta gjë vlen dhe për standardin kushtetues për të cilin kryeministri ka çuar në Gjykatë Kushtetuese çështjen Balluku.

Ky standard kushtetues u shkel së pari në rastin Veliaj. Ndërsa në rastin Balluku, debati bëhet nëse mund të pezullohet apo jo Balluku si ministre dhe zëvendëskryeministre, dhe nuk diskutohet që ajo nuk mund të pezullohet si e zgjedhur; në rastin Veliaj është fare e qartë: është pezulluar nga puna si i zgjedhur. Pra SPAK e ka arrestuar atë në zyrën e punës, jo në kushte flagrante, por duke përuruar një kopësht.

Rrëmbimi nga zyra në qeli, nëntë muaj para ngritjes së akuzës, është de facto pezullim i tij fizik nga detyra. Nëse Edi Rama ka një javë që numëron 34 shkresa që duhet të firmosen nga Balluku, po ta çosh këtë gjë në Bashkinë e Tiranës mund të bëhen 3 mijë shkresa, nëse Veliaj nuk do pranonte të delegonte firmën.

Kur Gjykata Kushtetuese vendosi që Veliaj nuk mund të shkarkohet nga detyra, GJKKO, që e ka arrestuar duke e pezulluar praktikisht nga puna, duhet të mblidhej urgjent dhe ta kthente në zyrë deri në përfundim të gjykimit. Nuk e bëri, dhe çdo ditë që nuk e bën, është duke shkelur ligjin.

Gjykata Kushtetuese nuk merr vendime ekzekutive. Ajo shprehet për kuadrin kushtetues të shkeljes së lirive njerëzore apo të drejtave kushtetuese. Është shprehur qartë që kryetarin e Bashkisë së Tiranës nuk mund ta shkarkoni, ndërkohë që praktikisht e kanë pezulluar nga puna duke e mbajtur në qeli dhe nuk e kthejnë. Komisioni i Venecias e ka dhe me tue qart dhe më të prerë ne raportin e tij duke marrë së fundmi rastin e Turqisë.

Mendoni tani që Gjykata Kushtetuese të shprehet kundër pezullimit të zonjës Balluku nga detyra e saj si ministre- çka është një normë e zakonshme juridike- dhe GJKKO përsëri si në rastin Veliaj, të mos mblidhet dhe ta kthejë këtë në vendim, duke urdhëruar heqjen e pezullimit, duke e zhveshur praktikisht Gjykatën Kushtetuese nga autoriteti i saj.

Kjo histori po na fut pak nga pak në një spirale të rrezikshme, ku SPAK dhe GJKKO jo vetëm nuk përfillin të drejtat themelore të qytetarëve, por as vendimet që burojnë nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Këtu pastaj jemi në kushtet e paralizës institucionale të drejtësisë, nga mosrespektimi i standardeve të njëjta për të njëjtat raste, duke e kthyer drejtësinë shqiptare në një drejtësi voluntariste, që nuk lidhet me ligjet dhe kushtetutën, por me oreksin e një prokurori të SPAK apo ndonjë gjyqtari të përgjuar të GJKKO-së.

Next Post
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

Comments 2

  1. McKallmet says:
    2 days ago

    Përgjegjësinë për gjithë këtë rrumpallë juridike, e ka Rama dhe vetëm Rama.
    Sepse ja besoi drejtimin e reformës në drejtësi, Jagos Fatmir Xhafaj, i cili, jo nga paaftësia, por si hakmarrje (ndaj Ramës), si njeri negativ që është, krijoi këto ligje, që prokuroria të dalë jashtë kontrolli, duke synuar të rrëzojë qeverinë Rama, dhe të arrestojnë Atë (KM – Rama).
    Në se Rama, nuk vepron SOT, nesër do të jetë vonë, sidomos dhe kryesisht për atë vetë (Ramën).
    SHKOPI ka dalë nga xheneti.
    Boll me ligjerata, sepse nuk pjerdh njeri për llafellogji.
    U duhet qirë nëna, të të thonë Baba.
    Ku janë juristët me meritë, të cilët kjo maxhoranxë me arrogancë nuk i pyeti kur hartoi ligjet e reformës në drejtësi ? U vendos Fatmir Xhafaj, Sekretar i Parë i Rinisë së Tiranës, pra një njeri politik, e mandej jurist, qënashkë me këta masteristët e sotëm që petagogë kanë patur plepista, hartuan logje (jo ligje) juridike një çorbë derrash, që qelbet erë shurrë.

    Reply
  2. Loko says:
    2 days ago

    Ditën që Edi Rama, nuk do të jetë më Kryeministër, do të merret i pandehur, sepse pisprokurorët e spakit të Sal Brrishs, ja kanë bërë letrat gati.
    Rama, duhet të ketë para mëndjes çdo ditë, thënien e moçme : “Ruaj vehten se rë ruan edhe Zoti”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

December 7, 2025
A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 7, 2025
Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

December 7, 2025
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

December 7, 2025
Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

December 7, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In