• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zharrëza, Rama-Blushit: Bankersin e kemi imponuar ne! Turp që kërkon llogari për kancerin e astmën

by Java News
02/03/2017 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kundërpërgjigje ndaj Ben Blushit, kryeministri Edi Rama është shprehur se për çështjen e Zharrëzës, ajo që është imponuar ka qenë pikërisht kompania Bankers dhe jo qeveria siç pretendon kreu i LIBRA-s. Kryeministri ka hedhur poshtë akuzën e Blushit se qeveria i ka borxh miliona euro kompanisë, duke shtuar se për banorët e zharrëzës është bërë gjithçka. Rama ka thënë gjithashtu se akuzat drejtuar qeverisë për kancerin dhe astëm e qytetarëve në Zharrës janë një përpjekje e dështuar pë të gënjyer disa njerëz të dëshpëruar.

“Sfida e sfidave është fillimi i vettingut… dhe fillimi i vettingut është pa asmë të voglin dyshim për të gjithë ata që kanë mend, dhe që do të thotë se për mbi 90% të shqiptarëve që duan reformën, është edhe çelja e një kapitulli të ri në ekonomi.

Pas asnjë diskutim rritja ekonomike që ne kemi siguruar përmes reformave transformuese që kemi ndërmarrë është e pamjaftueshme. Pa asnjë diskutim, kush kas sot pakënaqësi apo edhe inate për situatën në të cilët ndodhet, të vetmin aleat që ka, ka këtë shumicë qeverisëse sepse pa asnjë diskutim, edhe ne jemi të pakënaqur. Edhe ne jemi të revoltuar në përpjekjen tonë për ti hapur rrugë vettingut dhe për të bërë të mundur pallatin e drejtësisë dhe pastrimin e rrugës nga një pengesë e madhe që është një nga arsyet se përse Shqipëria nuk ka bërë dot aqsa ka dashur të bëjë. Edhe pse Shqipëria mund të bëjë shumë më tepër me potencialet e veta.Historia e Zharrëzës treegoi edhe një hërë se njërëzit që kanë halle kanë vetëm një aleta, këtë qeveri. Përtej të gjitha retorikave, problemin e trajtoi dhe do vijojë ta bëjë kjo qeveri, e cila ndaloi injektimet e ujit teknol,ohgjik qysh në fundvitin e shkuar sapo u shfaq problemi. Dhe aty nuk ka qysh nga fundviti i shkuar injektime.

 E dyta, kjo qeveri ndërmori të gjithë procesin e vlerësimit të dëmeve dhe faktikisht, shumica dërrmuese e atyre që dolën në protestë, ishin duke plotësuar të gjithë formularët e tyre, ndërkohë që disa tutorë politikë dhe aktivistë me demek, të cilët vijnë nga kanali i korrupsionit dhe zullumeve në industrinë e naftës, morën peng atje 7 vetë që nuk i linin të iknin.

Mirëpo, as për të komunikuar me ta nuk ishte e mundur sepse duhet të kalojë nëpërmjet një ashutquajturi avokat, që fliste dhe vendoste në emër të tyre. Unë kam kërkuar të flas me ta dhe ata më thonin flit me avokatin, me tutorin që i mori zvarrë dhe i solli deri në tiranë. Me tutorin nuk kam asnjë arsye për të komunikuar. Ishte një mizanskenë, e ngritur mbi një hall të madh dhe me njerëz me plot të drejtë të dëshpëruar. Nga ana tjetër nëse ka një qeveri që ka dhënë kontroll në emër të interesit publik në sektorin e naftës, pas 20 e ca viteve, është kjo qeveri.

Të dalësh këtu e të thuash që  qeveria i ka 500 mln euro bankers, ëhtë një gënjeshtër 500 herë më e madhe sesa e vërteta. Shifrat janë shifra. Ne kemi imponuar mbi bankersin një regjim të ri detyrimesh, duke i vënë përpara përgjegjësisë për një sërë pikash që nuk funksionin mbi bazën ekontratës. E vërteta është që në buxhetin e shtetit, merren 40 mln dollarë më shumë.

Kontratat janë kontrata dhe kompanitë me ato mund ti bëjnë shtetit shqiptar gjëmën, nëse qeveria nuk është e kujdesshme.  Fushat e naftës në Vlorë edhe në zonën e Gorishtit, qëftë nga Stream Oili famëkeq, qoftë nga kompania tjetër, me të cilën i lamë duart pak më parë. Sot, sektori, është shumë herë më në funksion të interesit publik. Sot buxheti i shtetit ka të ardhura që nuk i kishte më paë falë vendosjs së disiplinës fiskale. Sot edhe vetë albpetroli sigurn të ardhura, jo si para 3 viteve e gjysëm ku ishte një gropë e vetë.

Të vish këtu e të kërkosh llogari për kancerin e për astëm, siç bëjën të gjithë këta që vijnë për të rrotulluar thikën në plagë, është një përpjekje e dëshpëruar për të gënjyer njerëzit e dëshpëruar.”-tha Rama.

Next Post
Marko Gjuriç: AKS-në do e formojnë serbët e Kosovës me Beogradin

Marko Gjuriç: AKS-në do e formojnë serbët e Kosovës me Beogradin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

January 1, 2026
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

January 1, 2026
Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com