• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zharrëza”/ Qeveria kufizon “Bankersin”, nis vlerësimin e dëmeve për banorët

by Java News
27/02/2017 19:23
BANORET E FSHATIT ZHARREZ PROTESTOJNE PARA MINISTRISE SE ENERGJITIKES - Banore te fshatit Zharrez duke protestuar para ministrise se Energjitikes dhe kane mberritur aty, pas 4 dite ecje ne kembe nga fshati i tyre. Ata kerkojne eksperte per vlersimin e demeve te shkaktuara ne shtepite, nga shperthimet per kerkimin e naftes dhe gazit ne zonen e Zharrezes, nga kompania kanadeze Bankers Petroleum./r/n/r/nRESIDENTS OF ZHARREZ VILLAGE PROTES IN FRONT OF MINISTRY OF ENERGY - Residents of Zharrez village, protesting in front of the Ministry of Energy and had arrived there after 4 days hiking on foot from their village. They want experts to assess the damage caused to their homes, from outbreaks for researches of oil and gas in the area of Zharreza, from canadian company Bankers Petroleum.

BANORET E FSHATIT ZHARREZ PROTESTOJNE PARA MINISTRISE SE ENERGJITIKES - Banore te fshatit Zharrez duke protestuar para ministrise se Energjitikes dhe kane mberritur aty, pas 4 dite ecje ne kembe nga fshati i tyre. Ata kerkojne eksperte per vlersimin e demeve te shkaktuara ne shtepite, nga shperthimet per kerkimin e naftes dhe gazit ne zonen e Zharrezes, nga kompania kanadeze Bankers Petroleum./r/n/r/nRESIDENTS OF ZHARREZ VILLAGE PROTES IN FRONT OF MINISTRY OF ENERGY - Residents of Zharrez village, protesting in front of the Ministry of Energy and had arrived there after 4 days hiking on foot from their village. They want experts to assess the damage caused to their homes, from outbreaks for researches of oil and gas in the area of Zharreza, from canadian company Bankers Petroleum.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas protestave të vazhdueshme të banorëve të Zharrëzit për dëmet që i ka shkaktuar “Bankers Petroleum” banesave të tyre, qeveria është vënë në lëvizje. Tre ministritë e përfshira kanë hartuar draftin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për “Marrjen e masave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në njësinë administrative Zharrëz, njësinë administrative Patos (fshati Dukas), Bashkia Patos dhe njësinë administrative Kuman, Bashkia Roskovec”. Ky dokument do të miratohet në mbledhjen e radhës që mbahet ditën e mërkurë.

Më herët, përmes shkresës nr.7270/6, datë 26.12.2016, Ministri i Energjisë dhe Industrisë urdhëroi Bankers Petroleum “për ndërprerjen e injektimit të ujit teknologjik në puset e lokalizuar përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë”.

VENDIMET

Mbështetur në nenin 3 dhe 12, të ligjit nr.7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkim-prodhim), i ndryshuar si dhe në zbatim të nenit 9.3 të Licensë Marrëveshjes, bazuar dhe në konkluzionet e grupit të punës të ngritur nga Kryeministri, Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka firmosur urdhrin nr.1275/1, datë 27.02.2017 ku “urdhëron kompaninë Bankers Petroleum Albania Ltd, të ndalojë operacionet e injektimit të ujit në gëlqeror në zonën e Zharrëzës dhe të përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik pa dëmtuar mjedisin, sipas standardeve ndërkombëtare e në mënyrë që të shmangen në të ardhmen pasojat negative për komunitetin”.

Draft VKM F1Në zbatim të Urdhërit nr.178 të dt.27.12.2016 të Kryeministrit “Për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrëz dhe për përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës”, grupi i punës është duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe pasojat që lidhen me lëkundjet e tokës në zonën e vendburimit të Patos-Marinzës dhe veçanërisht në zonën e fshatit Zharrëz.

Draft VKM 2Nga komunikimi i vazhdueshëm që kemi pasur për këtë problem me kompaninë Bankers janë evidentuar qëndrime të ndryshme të palëve në Licencë Marrëveshje përkatëse për shkakun e këtyre lëkundjeve dhe pavarësisht përpjekjeve të bëra për zgjidhjen me negocim të këtyre mosmarrëveshjeve, zgjidhja e saj nuk është arritur.

Meqenëse mosmarrëveshja ka të bëjë me çështje teknike, Bankers Petroleum ka dërguar një shkresë nr.1410/3, datë 09.01.2017 ku fton palët të bien bashkërisht dakord për angazhimin e një eksperti teknik që të asistojë palët në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka përcjellë Bankers Petroleum në datën 20.01.2017 propozimet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, një listë me pesë institute ndërkombëtare: 1). Royal Netherlands Meteorological Institute (ORFEUS); 2). Instituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia- Luigi Improta, Italy; 3). Sëiss Seismological Service-Stefan Ëiemer; 4).German Research Centre for Geosciences/ Torsten Dahm, Ernst Huenges; 5). University of Bergen, Norëay/Lars Ottemoller.

Qeveria shqiptare dhe Bankers Petroleum kanë përzgjedhur me konsensus që eksperti të jetë nga Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanikës (Instituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia/Luigi Improta). Palët do të përcaktojnë tashmë termat e referencës mbi të cilat do të fillojë punën eksperti i pavarur.

ma.me

Next Post
Si sot, më 27 Shkurt, lindi Konstandini i Madh

Si sot, më 27 Shkurt, lindi Konstandini i Madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In