• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjidhja e problemeve, kryebashkiakët shqiptarë të rajonit takohen në Tiranë

by Java News
27/11/2016 13:48
Kryebashkiakët: Shqiprim Arifi (Preshevë), Teuta Arifi (Tetovë), Erion Veliaj (Tiranë), Shpend Ahmeti (Prishtinë), Nazif Cungu (Ulqin)

Kryebashkiakët: Shqiprim Arifi (Preshevë), Teuta Arifi (Tetovë), Erion Veliaj (Tiranë), Shpend Ahmeti (Prishtinë), Nazif Cungu (Ulqin)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U konkretizua sot nisma e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për krijimin e rrjetit të kryetarëve të bashkive dhe komunave që drejtohen nga shqiptarët në rajon. Bashkia e Tiranës, Komuna e Prishtinës, e Tetovës, e Ulqinit dhe ajo e Preshevës mbajtën sot në kryeqytet takimin e parë zyrtar të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare të Rajonit.
akimi u hap nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbajti fjalën e mirëseardhjes dhe vuri në dukje se është në detyrimin e kryetarëve të bashkive dhe komunave që t’i përgjigjen pritshmërive të qytetarëve që drejtojnë për mundësi më të mira jetese. Ndaj, theksoi ai, Unioni i Bashkive Shqiptare ka për qëllim të krijojë klimën dhe mekanizmat e duhura të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare në rajon.

“Është fakt dhe privilegj se të pestë së bashku i shërbejmë rreth 1/3 të popullatës shqiptare në rajon dhe besoj se nëse ngjizim diçka të mirë sot, dhe nëse secili prej nesh bën një punë të mirë, praktikisht kemi bërë më shumë për kombin tonë se sa të gjithë referatet dhe të gjitha sloganet bashkë, kur vjen puna te shërbimi konkret për qytetarët. Jemi mbledhur këtu sot sepse besojmë se mund ta bëjmë më të mirën për komunitetet që jetojnë në pesë bashkitë tona”, tha Veliaj.

Ai shprehu bindjen se ky organizim do t’i shërbejë në radhë të parë qytetarëve shqiptarë në të gjitha bashkitë dhe komunat shqipfolëse, pasi do të risë si organizimin e bashkëpunimeve konkrete mes tyre, por edhe do të shërbejë për shkëmbimin e eksperiencave dhe paktikave më të mira.

“Kjo mund të duket e vështirë për momentin; në politikat tona të brendshme ne shqiptarët jo rrallë kemi përplasje, tensione, por këtu nuk bëhet fjalë për politikë të brendshme. Këtu bëhet fjalë për një nismë që do të avancojë kauzën e shqiptarëve në mbarë rajonin, duke i ofruar qeverisje më të mirë lokale, shërbime më të mira, zgjidhje më të mira për jetesën në komunitet, cilësi më të mirë në të gjitha faktorët e jetës që preken nga puna e bashkisë.

Këto nuk kanë ngjyrë dhe përkatësi partiake. Rruga është rrugë, si në Tiranë, si në Prishtinë, shkolla është shkollë, si këtu, si në Tetovë, një kopsht është një kopsht, si këtu, si në Preshevë dhe një infrastrukturë moderne dhe pastrimi i qytetit është e njëjta vlerë dhe shihet më rëndësi si këtu, si në Ulqin. Këto vlejnë njësoj për të gjitha grupimet politike, qoftë socialist, apo demokrat, qofshin BDI apo PDSH, qofshin të Vetvendosjes apo të LDK-së dhe PD në Kosovë”, shtoi Veliaj.

Ai tha se kësaj nisme do t’i bashkohen të gjitha bashkitë shqiptare në rajon, për të pasur shumë shpejt një rrjet të stabilizuar, ku bashkitë dhe komunat mësojnë nga eksperiencat e njëri-tjetrit, në të gjithë rajonin dhe trevat ku jetojnë shqiptarë. “Ky nuk është një projekt nacionalist. Ky është një projekt shumë pragmatik, që synon të rrisë bashkëpunimin mes shqiptarëve për të zgjidhur problemet e sfidat konkrete me të cilat përballen qytetet tona. Nëse Tirana sot mund të bashkëpunojë dhe të ketë binjakëzim me qytete nga e gjithë Europa, edhe disa vende përtej Europës për projekte, shkëmbime e ekspertizë, përse jo më shumë me Prishtinën, Ulqinin, Tetovën apo Preshevën?”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi gjithashtu se në fund të kësaj konference, të bashkitë dhe komunat që janë pjesë e këtij Unioni do të firmosin edhe një platformë me 5 pika bashkëpunimi, që kanë të bëjnë me fusha të ndjeshme për jetën e qytetarëve, siç është urbanistika, mjedisi, arti, kultura dhe inovacioni.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vlerësoi këtë nismë, duke theksuar se qytetet shqiptare kanë shumë nevojë për të vënë në jetë fuqinë e madhe rinore që kanë në përbërje të tyre.

“Ndoshta nuk e kemi infrastrukturën, por qytetin e kemi plot. Prishtina sot është qyteti më i ri, apo kryeqyteti më i ri në Europë; 50 % e qytetarëve tanë janë nën 25 vjeç, 70% e prishtinasve janë nën 35 vjeç. Nuk ka qytet të tillë prej kryeqyteteve në Europë, sikurse besoj është edhe Tiranë, që ka këtë energji të cilën duhet ta kanalizojmë, ta shfrytëzojmë dhe ta kthejmë në një mirëqënie për qytetarët tanë. Kjo është sfida jonë”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Next Post
Atmosferë Krishtlindjesh, ndizet dritat e shtëpisë më të zbukuruar në Evropë

Atmosferë Krishtlindjesh, ndizet dritat e shtëpisë më të zbukuruar në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In