• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjidhet dilema e votimit elektronik. Ja ku del rezultati 1 orë pas zgjedhjeve

by A R
30/11/2024 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjidhet edhe çështja e votimit elektronik.

Vetëm një qark do të ketë mundësinë të votojë me pajisje dixhitale dhe ky nuk është as qarku i Durrësit, as i Elbasanit, siç ishte menduar në fillim, por qarku i Tiranës.

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, e konfirmoi vendimin gjatë intrevistës me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa censurë”.

“Po përpiqemi t’i sjellim të gjitha palët në idenë që qarku i Tiranës, për të gjitha karakteristikat që ka, të zhvillojë votimin elektronik. Kishim preferuar që të zhvillohej në 4–5 qarqe të tjera, por për kohën që ka mbetur në dispozicion nuk kemi më mundësi dhe kemi menduar që të jetë qarku i Tiranës, ku mund të zhvillohet votimi elektronik, pasi krijon edhe mundësi më të mira për administrimin, mbikëqyrjen e procesit nga ana e KQZ-së,” u shpreh z. Celibashi.

Përparësia kryesore e votimit elektronik është shpejtësia e nxjerrjes së rezultatit. Për shkak të rëndësisë dhe përqendrimit më të madh të vëmendjes, Tirana ka patur shpesh zvarritje dhe bllokime, por kjo nuk do të ndodhë më.

“Rezultati në këtë mënyrë do të merret vesh për gati 1 orë ose 1 orë e gjysmë pasi të mbyllet procesi i votimit,” thotë kreu i KQZ-së.

Ka një kontestues kryesor për votimin elektronik, që është Partia Demokatike, por edhe pse i jep një të drejtë në ankimin e saj, zoti Celibashi nuk lë shteg për të hedhur dyshime për integritetin e pajisjeve.

“Në PD nuk kanë konsiderata negative në vetëvete për votimin elektronik, pasi ata në fillim kanë qenë nxitës, por për çfarë konstatuan gjatë zbatimit të votimit elektronik në zgjedhjet e kaluara, besimi i tyre është lëkundur. Disa pretendime të tyre qëndrojnë, përsa i përket sjelljes së disa operatorëve që kanë asistuar disa votues në qendrat e votimit. PD pretendon se mund të ndikojë votën, por për sa i përket integritetit të sistemit në vetëvete dhe të pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit, garancia është 100%,” u shpreh kreu i KQZ-së gjatë intervistës në RTSH.

Pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku këto pajisje u përdorën për herë të parë, numri i verifikuar i fletëve fizike të votimit doli 100 % i njëjtë me numrin e votave dixhitale të shënuara në pajisje.

/a.r

Next Post
Ushtria në patrullim pas sulmit terrorist në ujësjellës, Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ushtria në patrullim pas sulmit terrorist në ujësjellës, Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In