• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjidhen problemet teknike, rruga Kukës-Morinë gati përpara sezonit turistik

by Java News
04/05/2019 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet në rrugën Kukës-Morinë do të përfundojnë përpara nisjes së sezonit turistik në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i turistëve, të cilët zgjedhin Shqipërinë për të kalua pushimet verore.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan kantieret ku po kryhen punime përgjatë rrugës, ku u njohën nga afër me problematikët që janë ndeshur gjatë ndërtimit si dhe masat për eliminimin e tyre.

“Ka pasur një vonesë, një vështirësi për shkak se asnjë lloj vinçi që ekziston në rajon nuk e merrte përsipër dhe kontraktori është detyruar të prodhojë një vinç enkas për t’i transportuar nga viaduktet e dubluara për t’i hedhur në viaduktin që po dublohet. Vështirësia kryesore ka qenë se ky viadukt është me pendencë, ka pjerrësi gjatësore dhe duhej të balancohej vinçi se çdo luhatje sado e vogël dilte çdo gjë jashtë kontrollit”, ka shpjeguar njëri prej inxhinierëve të ARRSH-së.

Tashmë edhe kjo situatë është kapërcyer dhe përfaqësuesi i kompanisë që po realizon punimet siguroi se ritmet e punës janë të larta për të bërë të mundur dorëzimin e objektit në afat.

“Siç shikohet është hapësira e fundit e këtij vijaduktit, pra vështirësitë më në fund kanë përfunduar dhe ne do punojmë me ritme shumë të larta për të arritur objektivin tonë që kjo rrugë të përfundojë brenda afatit kontraktual. Siç do e shikojmë është dhe një kontratë tjetër për rakordimin e vijadukteve, të cilat sot dhe në vazhdim jemi duke punuar me asfaltimin e hyrje-daljeve”, deklaroi përfaqësuesi i kompanisë kontraktuale.

Nga ana e saj, drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato tha se financimi për përfundimin e punimeve është i plotë dhe tashmë i buxhetuar dhe se punimet nuk do të ndalen deri në përfundimin e tyre.

“Këtu flitet për rehabilitim dhe vënien në funksion të mjeteve dhe të përdoruesve të rrugës në 12 kilometra, të cilat neve synojmë që ti vënë më punë sa më shpejt. Sigurisht dhe këtu kemi pasur disa probleme teknike të cilat jemi duke i shikuar me specialistët tanë në Autoritetin Rrugor Shqiptar për t’i kaluar me qëllim që të mbajmë ritmin e punës njësoj si dy viaduktet e tjera që janë duke u ndërtuar më tej dhe për ta hapur këtë segment rrugor në fillim të sezonit turistik”, deklaroi Qato.

Ministrja Balluku kërkoi nga përfaqësuesit e firmës kontraktuale përfundimin brenda afateve të parashikuara të punimeve duke e vënë theksin tek rëndësia e këtij aksi veçanërisht në sezonin e verës për qytetarët e Kosovës të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar.

“Ju duhet të bëni të pamundurën për të kapur afatet. Ky është një aks kombëtar shumë i rëndësishëm. Do ishte mirë që gjatë sezonit kjo pjesë të ishte dorëzuar për të mos krijuar dhe probleme në trafik i cili vjen dhe nga Kosova apo edhe vizitorët që janë shtuar kohët e fundit dhe vijnë në zonën e Kukësit”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se pavarësisht vështirësive teknike që paraqet projekti është e rëndësishme bashkëpunimi i të gjitha institucioneve në mënyrë që punimet të përfundojnë në afat.

“Sigurisht vështirësia e këtij projekti është e njohur edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe nga ministria, megjithatë një përpjekje e përbashkët e të gjithë institucioneve për të kapërcyer këtë vështirësi teknike dhe për ta mbaruar sa më shpejtë dhe në afat mundësisht projektin është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, theksoi ministrja Balluku.

Krahas dublimit të urave, në aksin Kukës-Morinë është duke u punuar edhe sa i takon masave mbrojtëse inxhinierike si dhe sigurisë rrugore për të bërë këtë rrugë më të sigurt për të gjithë përdoruesit e saj./a.meta

/a.meta
Next Post
FOTOT/ Masakra e thertoreve ilegale, AKU bllokon qindra pika në të gjithë vendin

INSTAT: Sipërmarrjet e reja në bujqësi rritën punësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In