• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjerohet skandali/ E moshuara që u dhunua në Pejë nuk ishte e vetmja, institucionet injoruan ankesën për një tjetër rast

by
02/11/2022 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë siç duket nuk është i vetmi. Edhe një banore tjetër është keqtrajtuar më parë në këtë qendër. Për këtë rast, Tomor Hasani ka dërguar ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por ai nuk ka marrë përgjigje. Hasani, në një bisedë për Gazetën Express ka dhënë detaje për rastin.

Vitin e kaluar, Tomor Hasani, ka dërguar një ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimin e një familjarjeje të tij. Ai tha se bëhet fjalë për hallën e babait të tij.

Në një bisedë me median kosovare Gazeta Express, ai ka treguar se e moshuara i është rrëfyer babait të tij, në këtë rast vëllait të vet.

“Gjyshi jem ka shku me vizitu motrën e vet dhe kur kanë fillu me bisedu ajo ka nisë me qajt dhe ka tregu që infermieret po sillen keq me të”, deklaroi Hasani.

 

 

Ai tha se nuk e di nëse bëhet fjalë për keqtrajtim fizik, mirëpo shtoi se familjarja e tij është ankuar se infermieret nuk po kujdesen mirë për të gjatë natës.

“Për keqtrajtim fizik nuk e di që ka pasë, mirëpo ndoshta prej frikës nuk ka tregu… Nuk e di, nuk mund të them asgjë për keqtrajtim fizik, mirëpo ajo ka thënë se verbalisht infermieret janë sillë keq. Psh, natën kur ka pasë nevojë, nuk kanë marrë ndihmë prej infermiereve”, tha Hasani.

Ai tha se për këtë çështje ka dërguar email në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje nga ta. ‘Përgjigje’ ai mori nga pronari i qendrës “Orenda”.

“Kam dërgu email në ministri, s’kam marrë përgjgije. Mirëpo kom marr prej drejtorit, i cili më ka thënë ‘pse ke vepru në mënyrë të njëanshme, e nuk na ke lajëmru neve’ dhe u ka bërë presion fëmijëve të hallës së babait me e tërheq ankesën, por unë nuk e kam tërheq”, tha ai për Express.

Ai tha se nuk e din nëse ende familjarja e tij qëndron në këtë qendër, pasi sipas tij, me çështjen janë marrë fëmijët e saj.

“Fëmijët janë marrë me atë punë, se ata kanë qenë të mllefosur me mu se janë tutë që po hakmerren infermieret”, tha Hasani.

Ai në adresën e Gazetës Express ka dërguar edhe emailin që e ka dërguar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Përmes kësaj shkrese dua të ndaj me ju një ankeë të familjares sime, e cila është e moshuar. “Orenda” në Pejë (Rruga “Maria Shllaku”, nr 12). Ajo ankohet se infermieret në këtë rezidencë kanë sjellje të pahijshme ndaj të moshuarve që janë të vendosur aty, Kjo ndodh posaqërisht në ndërrimin e natës, kur të moshuarave me nevoja të veçanta u nevojitet ndihmë për gjërat që nuk mund t’i kryejnë vetë”, thuhet në emailin që Hasani e ka dërguar në MPMS.

Sot në media e rrjete sociale është publikuar një video, ku shihet se një infermiere e rrah me shuplaka e shqelma një të moshuar në qendrën “Orenda”, derisa infermieret e tjera qeshin e incizojnë. Tashmë në prangat e policisë kanë përfunduar tri nga infermieret, ndërsa hetimet vazhdojnë.

/e.d

Next Post
“Nuk rrezikojmë valë tjetër”/ Alimehmeti: Situata e COVID drejt përmirësimit!

Zgjedhjet lokale/ Alimehmeti: Si më lindi idea për të kandiduar për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In