• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zgjerohet nënstacioni i Komanit, Balluku: Projekti i radhës, linja 400 kV Elbasan-Bitola

by Java News
12/04/2019 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ka përfunduar projekti i zgjerimit të nënstacionit të HEC Koman, një projekt i financuar nga Qeveria gjermane, nëpërmjet Bankës KfW. Investimi i kryer ka për qëllim një balancim më të mirë të rrjetit të transmetimit duke rritur kontributin e rrjetit 400 kV dhe duke lehtësuar ngarkimin e rrjetit 220 kV në periudhat me gjenerim maksimal.
Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schutz, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova dhe drejtori i KfW në Tiranë Bjorn Thiessi.
Ministrja Balluku e ka nisur fjalën e saj me vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë mes qeverisë shqiptare dhe asaj Federale të Gjermanisë duke sjellë në vëmendje mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë vendit tonë, veçanërisht sa i takon sektorit të energjisë.
Më tej ministrja Balluku theksoi rëndësinë që ka ky investim në kuadër të ndërtimit të një sistemi modern të transmetimit të energjisë, çka do bënte të mundur rritjen e eficiencës në menaxhimin e energjisë dhe uljen e humbjeve. Në këtë drejtim, Ministrja ka bërë të ditur edhe projektin e radhës, që do të jetë linja 400 kV Elbasan-Bitola.
“Ndërtimi i një sistemi modern të transmetimit të energjisë elektrike do të bënte të mundur rritjen e eficiencës në menaxhimin e kësaj energjie dhe uljen e humbjeve. Projekti i radhës në kuadër të ndërtimit të këtij sistemi është linja 400 kV Elbasan-Bitola (Maqedoni), e cila ka nisur tashmë procedurat për ndërtim dhe që do të mundësojë kompletimin e këtij rrjeti dhe ndërlidhjen më të mirë me vendet e rajonit. Plotësimi i këtij rrjeti të autostradave të energjisë, është një sfidë madhore, të cilën ne jemi të vendosur ta realizojmë me këmbëngulje, pasi vetëm kështu do të mund të kemi një impakt domethënës në zhvillimin e sektorit, por edhe më gjerë në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është shprehur se një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe ministrisë që ajo drejton është tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme, ndërsa po punohet për diversifikimin e kësaj energjie.
“Një nga prioritetet bazë të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në sektorin e energjisë është tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme, garantimi i qëndrueshmërisë së burimeve të energjisë dhe rritja e sigurisë energjetike që sigurohet përmes këtyre projekteve madhore. Ne jemi duke punuar me një vëmendje të shtuar, për diversifikimin e energjisë së rinovueshme”, nënvizoi Balluku.
Nga ana e saj, ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, duke vlerësuar efektet pozitive të projektit për zgjerimin e nënstacionit të Komanit, tha se bashkëpunimi për zhvillim me Shqipërinë ka nisur që përpara 30 vitesh.
“Sektori i energjisë përbën prej atëherë një qendër të bashkëpunimit tonë dhe qeveria ka vënë deri më tani në dispozicion një shumë prej rreth 370 milionë eurosh vetëm për investimet në sektorin e energjisë. Mes tyre edhe për sistemin e transmetimit të energjisë elektrike 400 kV në drejtim të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, është shprehur ambasadorja Schutz.
Zgjerimi i nënstacionit të Komanit bën të mundur rritjen e sigurisë së operimit të sistemit elektro-energjetik në përgjithësi dhe në veçanti në periudhat me hidrologji të mirë dhe bën të mundur balancimin e rrjetit duke rritur kapacitetin eksportues dhe eliminim të kufizimeve të prodhimit gjatë eksporteve.
Gjithashtu ky zgjerim mundëson një shfrytëzim më të mirë të centraleve të kaskadës në periudhën e plotave, duke reduktuar derdhjet e tepërta të ujit që vijnë si rezultat i kapacitetit të kufizuar eksportues si dhe siguron reduktim të humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit në periudhat me prodhim të lartë.
Projekti vë në operim një pjesë të linjës 400 kV Tirana2 – KosovaB, brenda rrjetit tonë dhe do të ketë impakt edhe më të madh kur kjo linjë të jetë e gjitha në operim.
/a.rada

Next Post
FOTO/ Qendroi ‘e fshehur’ për 430 milionë vite, zbulohet në Angli krijesa e detit

FOTO/ Qendroi ‘e fshehur’ për 430 milionë vite, zbulohet në Angli krijesa e detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In