• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjerohen hetimet për klubin ‘Skënderbeu’, Prokuroria vë në listë dhe zyrtarë të FSHF-së e klubeve të tjera

by Java News
07/04/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria shqiptare ka nisur hetimin për çështjen e “Skënderbeut”. Në fakt, një gjë e tillë pritej që në momentin kur Skënderbeu e humbi betejën ligjore edhe në KAS për pezullimin njëvjeçar nga Kupat e Europës. Prokuroria pati kërkuar dosjen e plotë të UEFA-s nëpërmjet FSHF-së, por kjo e fundit nuk e zotëronte atë.

Fakt është që gjatë ditëve të ardhshme prokuroria do të thërrasë në pyetje futbollistë dhe zyrtarë të Skënderbeut, por lajmi i ri është se nuk do të mjaftohet me kaq. Burime të “Panorama Sport” pranë Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se përveç pjesëtarëve të Skënderbeut do të thirren edhe futbollistë e zyrtarë të Flamurtarit.

Ndërkaq do të thirren në prokurori gjyqtarë, zyrtarë të FSHF-së, si dhe zyrtarë të klubeve të tjera. Numri i atyre që priten të merren në pyetje gjatë javëve në vazhdim është afro 20 dhe ka pjesëtarë të disa klubeve të Superiores.

HETIMI

Menjëherë pas vendimit të KAS-it, që la në fuqi pezullimin e UEFA-s për Skënderbeun, prokuroria shqiptare konfirmoi se do të niste një hetim kryesisht për ngjarjen. Për këtë arsye kërkoi nëpërmjet FSHF-së edhe dosjen e UEFA-s, si dhe argumentimin e KAS-it rreth kësaj çështjeje. Federata jonë e kishte materialin vetëm në rrugë elektronike dhe, megjithëse ia pati dorëzuar dosjen prokurorisë, zyrtarët e kësaj të fundit e kërkuan dosjen në letër të firmosur dhe të vulosur, sepse kështu mund të përbënte provë.

Gjithsesi, leximi edhe studimi i dosjes nga prokuroria pati nisur që kur ata e morën në rrugë elektronike. Aty mësohet se kanë konstatuar elementë që faktojnë një vepër penale dhe pasi e kanë marrë dosjen edhe në mënyrë shkresore kanë vendosur ta regjistrojnë zyrtarisht çështjen në hetim.

Gjatë ditëve të ardhshme do të merren në pyetje disa futbollistë të Skënderbeut, mes të cilëve portieri Shehi dhe mbrojtësit Bajram Jashanica dhe Marko Radas. Por do të ketë edhe të tjerë veç tyre, të cilët do të paraqitjen përpara organit akuzës për të dhënë versionin e tyre rreth do t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme.

LISTA “E ZEZË”

Nuk është vetëm Skënderbeu nën hetim. Do të merren në pyetje edhe zyrtarë të federatës, gjyqtarë, futbollistë të Flamurtarit, si dhe zyrtarë të klubeve të tjera.

Kjo dëshmon dy gjëra: ose në dosjen e UEFA-s ka pasur të dhëna edhe për klube të tjera, ose pasi ka marrë në dorë dosjen në rrugë elektronike nga FSHF-ja prokuroria ka nisur një hetim më vete dhe ka siguruar prova që mund të prekin edhe klube e persona të tjerë, veç atyre të Skënderbeut. Deri tani burimet konfirmojnë se është një listë me afro 20 persona, thuajse të gjithë nga bota e futbollit, që do të merren në pyetje. /panorama

ma.me

Next Post
Lippi: Juve ka nivel të njëjtë me Realin, Barçën e Bayernin

Lippi: Juve ka nivel të njëjtë me Realin, Barçën e Bayernin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In