• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjerimi i ujërave territoriale nga Greqia, Hajdari: Deti nuk duhet ndarë me parimin ‘kush është më i fortë’

by A R
27/08/2020 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari komentoi në studion e “News24”, në rubrikën “Opinion”, lëvizjet e fundit të Greqisë për kufirin detar me Shqipërinë. Hajdari tha se nëse Greqia nuk është e vendosur që marrëdhëniet me Shqipërinë t’i fusë në një kontekst fqinjësie, do të përfundojmë në Gjykatat Ndërkombëtare me këtë histori. Sipas ish-prokurorit, nëse Greqia do të marrë për bazë ishin e Korfuzit, gjithka do të zgjidhet në rregull, por nëse merr si pikë fundore ishullin e Othonit, është e bindur që nuk do të ketë marrëveshje.

“Ne duhet të kemi kujdes, por jo frikë. Unë e shoh këtë në kuadër të situatës që është krijuar me Turqinë. Ne duhet të jemi të qetë. Nëse Greqia nuk është e vendosur që marrëdhëniet me Shqipërinë t’i fusë në një kontekst fqinjësie, do të përfundojmë në Gjykatën Ndërkombëtare me këtë histori. Nëse Greqia do të marrë për bazë që kufiri është ishulli i Korfuzit, ne jemi në rregull. Gjithë konventat ndërkombëtare aty e ndajnë gjysmë për gjysmë. Nëse do marrë pikë fundore ishullin e Othonoit jemi të bindur se nuk do të merremi vesh. Ka gjithë të drejtën të marrë Korfuzin dhe kështu ngjarjet me Greqinë zgjidhen menjëherë.

Greqia ka ishuj sa të duash, ka territor detar pafund. Nuk ma merr mendja kurrë që të marrin si pikë referimi ishullin e Othonoit. Për fat të keq, shoh që te ne segmente të caktuara të politikës synojnë ta politizojnë. E mira është që cështja të mos politizohet, por të flasim të gjithë me një zë. Ky det nuk është i kryeministrit Rama, por i të gjithë shqiptarëve. Do të jetë në dispozicion të 10 milionë shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shpresojmë që pavarësisht klimës së fortë mes Greqisë dhe Turqisë, diskutohet për ne të jenë në një frymë bashkëpunimi. Ministri grek të vijë këtu për të diskutuar që t’i ndajmë detërat jo me ‘kush është më i fortë’.

Për mendimin tim kryeministri Rama ka dhënë një mesazh që nuk është akoma zyrtar. Ai mendon se i shërben ardhja e ministrit të Jashtëm grek dhe shpreson se do të kemi marrëdhënie të mirë me Greqinë. Unë shpresoj që të mos përfundojmë në Gjykatat Ndërkombëtare, sepse po të shkojmë atje e drejta ka për të qenë me palën shqiptare. Kufiri do të jetë Korfuzi. Nëse duan t’i ndajmë si miq e vëllezër, në rregull, në të kundër shkojmë në gjykatat ndërkombëtare. Korfuzi ja ku është. Hajde t’i masim miljet”, tha ish-prokurori.

Sa i takon konfliktit të ashpër mes Greqisë dhe Turëisë, ish-prokurori u shpreh se “Turqia është në një marrëdhënie delikate me Greqinë. Erdogan pretendon se duhet të ndajë më në fund kufirin me Greqinë. Në territoret e tyre ka dalë gaz shumë, në territoret tona ka pak, jo në sasinë që ka atje”.

Next Post
Rritja e shifrave me COVID-19, Kosova shton numrin e “bluzave të bardha” hapet dhe një spital tjetër për pacientët e infektuar

Shifrat në Kosovë: 6 viktima dhe 141 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In