• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjerimi i NATO-s do të bëhet në korrik

by Java News
06/06/2018 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior përballen me sfida të sigurisë ndërsa përgatiten për takimin e muajit korrik në Bruksel.Mes sfidave madhore për vendet e NATO-s janë rritja e tensioneve me Rusinë, e cila prej kohësh ka kundërshtuar zgjerimin e aleancës në Evropën Lindore.

Para takimit të 11 korrikut, katër vende kanë deklaruar synimet e tyre për t’u anëtarësuar në aleancë.Që nga viti 1949, anëtarësimi në NATO është rritur nga 12 në 29 vende gjatë shtatë raundeve të zgjerimit. Në maj, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi nevojën për një aleancë më të fuqishme.

 

“Jetojmë në një botë më të paparashikueshme, kemi nevojë për një NATO të fuqishme, dhe duhet të investojmë më shumë për sigurinë tonë.”Këtu përfshihet zgjerimi me vende të reja për forcuar aleancën. Ish-senatorja Kay Bailey Hutchinson është Përfaqësuese e Përhershme e Uashingtonit në NATO.“Jemi atje për të përcaktuar standardet dhe që t’i ndihmojmë t’i plotësojnë ato. Kjo është politika e dyerve të hapura, një politikë dinamike.”

Një politikë e tillë mund të shërbejë si baraspeshë ndaj rritjes së influencës ruse në Ballkan, thotë ish-zëvendës shefi i NATO-s Alexander Vershboë.

“Rusët janë ndoshta më këmbëngulës dhe më të paskrupullt në metodat e tyre. Prej kohësh janë munduar të dekurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të anëtarësohen në NATO. Mendoj se Maqedonia është objektivi kryesor tani. Përparimi drejt arritjes së një marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, hap rrugën për negociata të mundshme për anëtarësim, madje edhe brenda këtij viti.”

Greqia kundërshton emrin e atij vendi duke thënë se përbën pretendim territorial të rajonit verior grek me të njëjtin emër. Përfshirja e Perëndimit në çështjen e emrit mund të lehtësojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por vetëm nëse Shkupi përmbushë kërkesat strikte të Aleancës. Sarah Macintosh është ambasadore e Britanisë në NATO.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen në NATO, duhet të plotësojnë standardet dhe kriteret që kërkohen dhe pastaj do të anëtarësohen.”

NATO ka përditësuar faqen e saj në internet duke përfshirë katër vendet që kanë shprehur synimet për anëtarësim. Ato janë Ukraina, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia dhe Maqedonia.

Mes kërkesave për anëtarësim, është edhe zotimi për të shpenzuar të paktën 2 për qind të prodhimit të brendëshëm për mbrojtjen, një angazhim që aktualisht e përmbushin vetëm pesë vende, ndër to Shtetet e Bashkuara, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Vettingu/ Gjyqtarja e Kurbinit drejt rikonfirmimit, Marçela Shehu justifikon pasurinë

Rritje page, mbrojtje, kredi...përfitimet e magjistratëve që kalojnë Vettingun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In