• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjerimi i BE në programet zgjedhore të partive gjermane

by Java News
13/10/2021 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuajse të gjitha partitë e mbështesin zgjerimin e BE me anëtarë të rinj. Por programet zgjedhore dallohen në ritmet e dëshiruara të zgjerimit dhe në interesin e partive për shtetet kandidate, shkruan Auron Dodi.

CDU/CSU ka fiksuar në programin e saj zgjedhor parimin e përgjithshëm për thellimin, para zgjerimit të BE. CDU/CSU mendon, se nuk duhet të rrezikohet kohezioni i brendshëm i BE nga anëtarët e rinj. Kjo do të thotë për CDU/CSU-në, se vendet kandidate duhet t’i plotësojnë plotësisht kriteret e pranimit.

Kurse partia socialdemokrate, SPD shkruan në program se ndikimi në rritje i shteteve të tjera, në Evropën juglindore dhe jugore, kërkon një drejtim të ri të politikës së fqinjësisë ndaj shteteve të Ballkanit. Socialdemokratët gjermanë shkruajnë në program, se angazhohen për afrim më të madh me shtetet e Evropës Juglindore.

Ballkani Perëndimor i pranishëm në programet zgjedhore

Ballkani Perëndimor përmendet në programet zgjedhore të partive kryesore. CDU/CSU kërkon që të “intensifikohet lidhja e shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE”. Me këtë formulim të kujdesshëm në program kjo parti i shërben pjesës më konservatore të saj, që është skeptike ndaj një afrmi të nxituar të Ballkanit Perëndimor me BE.

Kurse Partia Socialdemokrate, SPD kërkon shprehimisht “integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”.

Në mënyrë më të detajuar dhe konkrete shprehen për Ballkanin dhe për shqiptarët në programin e tyre Të Gjelbrit. Të Gjelbrit kërkojnë në program përparime konkrete në integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ata kërkojnë “hapjen e kapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Më tej ata kërkojnë “liberalizimin e vizave për kosovarët”.  Ndërsa përparimet në dialogun Serbi-Kosovë i quajnë “të domosdoshme”.

Të Gjelbrit kërkojnë në program pajtimin në Ballkan dhe nxjerrjen para drejtësisë “të krimeve të luftës”. Shkruajnë edhe se “kundërshtojnë qartë zhvendosjet etnike të kufijve”.

Qëndrimet e partive më të vogla ndaj zgjerimit të BE

Liberalët e FDP-së, që marrin rreth 12 përqind në sondazhe, nuk shprehen konkretisht në program për zgjerimin e BE dhe Ballkanin.

Kalimthi shprehet për këtë temë partia E Majta (një pjesë e kësaj partie vjen nga partia shtet e RDGJ). E Majta, që merr rreth 6 përqind në sondazhe kërkon që kandidatët aktualë dhe të ardhshëm të BE të deklarohen pa rezerva për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.  Por vëmendja kryesore e kësaj partie është te Turqia.

E vetmja parti që shprehet në program kundër zgjerimit të BE është partia populiste ultra e djathtë, AfD. AfD shkruan se e “refuzon me rreptësi zgjerimin e BE”.  Kjo parti kërkon vetëm “një partneritet të privilegjuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Pra ajo është kundër anëtarësimit të kandidatëve të rinj. Por ultra të djathtët duan që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i mbajnë larg Gjermanisë refugjatët. Për këtë arsye shkruajnë “se e mbështesin bashkëpunimin në fushën e sigurisë për migrimin me Ballkanin Perëndimor”. Mendimet e kësaj partie për zgjerimin e Bashkimit Evropian do të mbeten thjesht si shënim, pasi të gjitha partitë e tjera kanë deklaruar se për ta AfD është e papranueshme si anëtare koalicioni.

Migrimi në programe: SPD dhe Të Gjelbrit me oferta

CDU/CSU është për një “migrim të rregullt dhe sipas rregullave të qarta”. Por njëkohësisht shkruan në program që “njerëzit me origjinë migrantësh” duhet t’i kenë të gjitha të drejtat, “kur mbështesin vlerat tona, u përmbahen ligjeve tona dhe kur flasin gjuhën tonë.”

Socialdemokratët tregohen më bujarë. Ata mbështesin për shembull mbajtjen e disa nënshtetësive nga një person. Bashkimin familjar po të vinin në pushtet socialdemokratët do ta zgjeronin më tej.  P.sh. ato do të lejonin të vijnë në Gjermani si përkujdesës të të miturve pa prindër edhe motrat dhe vëllezërit e të miturve.

Kurse Të Gjelbrit, e shohin Gjermaninë si një “shoqëri të larmishme imigrimi”. Ata kërkojnë një “ligj migrimi me rrugë të reja”, shprehen se mbështesin si migrimin për punë, ashtu edhe migrimin për t’u shkolluar.

Edhe liberalët e FDP-së janë pro migrimit, por kërkojnë që të zgjidhen paraprakisht ata migrantë që do të lejohet  të qëndrojnë në Gjermani.  Kështu kryetari i kësaj partie, Christian Lindner është shprehur se “ne kemi nevojë për duart e palodhura dhe mendjet e zgjuara të migrantëve, që i zgjedhim ne”.

Kontekst: partitë në sondazhe

Tri sondazhe të ditëve të fundit (02.09.-03.09.) të instituteve Kantar (Emnid), Infratest Dimap dhe Forschungsgruppe Wahlen (Grupi kërkimor Zgjedhjet) sugjerojnë se Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD mund të marrë në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit 25% të votave; CDU/CSU 21-22 përqind; Aleanca 90/ Të Gjelbrit nga 16-19 përqind; liberalët e FDP nga 11-13 përqind. Partia E Majta merr nga 6 deri 7 përqind, kurse partia ultra e djathtë, Aleanca për Gjermaninë, AfD merr nga 11 deri 12 përqind. 

Por domethënia e shifrave është e kufizuar përsa i përket rezultatit faktik të zgjedhjeve. Edhe në këto votime ka shumë zgjedhës të pavendosur. Rezultatet e sondazheve duhen marrë me rezerva edhe për faktin se ato kanë rezultuar të gabuara në Gjermani për referendumin e Brexitit, për zgjedhjet në SHBA në 2016 dhe në zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhaltit këtë vit. Megjithatë në zgjedhjet parlamentare nacionale, gabimi i rezultatit të sondazheve përballë realitetit të zgjedhjeve ka qenë i vogël. Sipas platformave wahlrecht.de dhe dawum.de sondazhet e kanë kaluar kufirin e gabimit të zakonshëm prej 3% vetëm dy herë në dy dekadat e fundit. 

Të vështirë për ta parashikuar pamjen e qeverisë gjermane pas zgjedhjeve e bën edhe një fakt i ri: në asnjë nga zgjedhjet e mëparshme nuk ka pasur si këtë herë tri parti, që të marrin të tria rreth 20 përqind të votave. Këto parti këtë herë janë CDU/CSU-ja, socialdemokratët dhe Të Gjelbrit. Kjo do të thotë se janë të mundura shumë koalicione për të formuar qeverinë. Gara më e ngushtë për partinë që do të marrë mandatin për të formuar qeverinë aktualisht zhvillohet midis CDU/CSU-së dhe socialdemokratëve të SPD. Te CDU-ja preferohet më shumë partia se kandidati për kancelar. Te socialdemokratët preferohet më shumë kandidati për kancelar se partia.

Next Post
‘Rikthehen Vikingët’/ Me harqe e shigjeta, një person sulmon qytetarët në Norvegji! Raportohet për disa viktima, policia kap autorin

'Rikthehen Vikingët'/ Me harqe e shigjeta, një person sulmon qytetarët në Norvegji! Raportohet për disa viktima, policia kap autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In