• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhorja/ Mustafa Nano kundër modelit danez: Nuk është ndonjë gjë e madhe nëse partitë e vogla zhduken nga sistemi

by Ardit Rada
25/05/2020 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano është kundër modelit danez, të propozuar për reformën zgjedhore. Modeli danez e ul pragun e hyrjes së një force politike në Parlament në 2 % dhe u jep mundësi partive të vogla. Por për Nanon, realiteti politik në Shqipëri, për shkak të mënyrës si kanë funksionuar vitet e fundit partitë e vogla, do të ishte më mirë pa to.

“Këto kanë qenë gjithmonë parti pragmatiste dhe për sa ka funksionuar deri tani i shoh të panevojshme. Për mua nuk është ndonjë gjë e madhe nëse ato zhduken nga sistemi”, tha Nano në studion e TvT.

Sipas tij, kjo u vjen përshtat edhe partive të mëdha, të cilat e kanë kundërshtuar modelin danez.

“Ka gjëra që të dy partitë e mëdha i duan njëkohësisht. Aty ku merren vesh dy partitë e mëdha ka një gjë. Ato nuk duan të ulet pragu. Kjo situatë u pëlqen. Nuk do të donin ta ndryshonin Kodin Zgjedhor sepse kodi aktual i jep fuqi kryetarëve. Në këtë pikë, jam dakord me partitë e mëdha. Ato nuk e duan sepse duan ti kenë nën kontroll partitë e vogla”, tha ai.

Sa i takon deklaratës së ambasadores amerikane për “një përpjekje për të vrarë reformën në drejtësi”, Nano tha se edhe pse nuk u fol me emra, mund të kuptohet se për kë ishte fjala.

“Do të kompomentohej etika diplomatike nëse do të fliste me emra. Edhe pse diplomatët përpiqen ta fshehin këtë fakt, po folën me emra, letrat hapen. Herë pas here, ata kanë folur me emra, por e kanë bërë kur u ka vajtur në majë të hundës. Ne kemi parë që presidenti Meta nuk e priti në zyrat e veta. Ne e kemi parë Metën që ka një marrëdhënie të vështirë me disa ndërkombëtarë. Shumica e njerëzve besoj bëjnë këtë lexim që bëj unë”, tha ai.

Sa i takon deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh pak ditë më parë se në rrugëtimin për përmbushjen e reformës në drejtësi, palët politike duhet t’i lënë lojërat, Nano tha se kjo lidhet më shumë me opozitën.

“SHBA dhe të tjerët janë investuar te reforma në drejtësi. Kur flet për lojëra politike, flet për njerëz apo politikanë që përpiqen të vënë shkopinj nën rrota. E ka me faktorë në opozitë. Nuk e di se me kë. Nëse supozojmë se maxhoranca po e merr në dorë sistemin është për t’u trembur. Por vetingun nuk e ka pasur nën kontroll. Kanë dalë nga sistemi të majtë e të djathtë. Ndërsa për emërimin mund të lindë njëfarë diskutimi”, tha ai.

Lidhur me atë që pritet të ndërtohet në truallin e Teatrit dhe zonën përreth, Nano thotë se më mirë se çdo gjë tjetër, aty do të rrinte një lulishte.

“Unë e kam shprehur qëndrimin ndaj Teatrit dhe e kam të kondiconuar me idenë e ndërtimit të kullave. Disa grataçela aty i ndryshojnë faqen Tiranës. Unë në atë vend po të isha kryetar bashkie apo kryeministër, pronën do ta blija dhe të bëja aty një park. Krahasuar me kryeqytetet të tjera të Europës, në këtë aspekt ne jemi shumë mbrapa”, tha ai.

/e.rr

Next Post
E diela pa makina/ Blerina Bombaj “shpërthen” ndaj Ramës: Restorantet në periferi me çfarë do paguajnë rrogat, ujin, plehun, preshin dhe leshin

E diela pa makina/ Blerina Bombaj "shpërthen" ndaj Ramës: Restorantet në periferi me çfarë do paguajnë rrogat, ujin, plehun, preshin dhe leshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In