Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore do të mblidhet ditën e sotme në takimin e radhës, që do të bëhet me prezencë fizike dhe jo më online.
Për këtë arsye, zyra e OSBE-së në Tiranë bën me dije se do të mbështesë nga ana logjistike takimin e sotëm.
“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë nga ana logjistike takimin e nesërm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve”.
Kjo pasi të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze.
“Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca do të mundësojë sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, si dhe do t’i pajisë pjesëmarrësit me maska, doreza dhe higjienizues”, thuhet në njoftimin e OSBE.
g.kosovari