Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Burimet bëjnë të ditur se takimi po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe në qendër të diskutimeve është reforma zgjedhore.
Drafti përfundimtar i reformës zgjedhore ka shkuar në Kuvend. Por nga opozita parlamentare kërkohet që të hapen listat. Për këtë dy ditë më parë Myslim Murrizi dhe disa deputetë të tjerëu takuan me kryeministrin Rama.
Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palësh mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare. Por kreu i qeverisë ka theksuar se ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, këtu duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave.
g.kosovari











