• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zgjedhjet vendore, Nishani mesazh qytetarëve: Vota është pushteti juaj!

by
19/06/2015 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Bujar Nishani përmes një mesazhi të bërë publik, fton të gjithë qytetarët që të votojnë këtë të dielë më 21 Qershor për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

 Duke e cilësuar të drejtën e votës si një nga liritë dhe të drejtat themelore të një vendi demokratik, Presidenti Nishani shpre urimin e tij për zgjedhje sa më të qeta dhe brenda standarteve evropiane.

Kreu i shtetit i bën thirrje administratës dhe policisë që të bëjnë detyrën e tyre me rigorozitet dhe të mos përfshihen në çështje politike.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Nishani:

“Të dashur qytetarë,

Këtë të diel, më datë 21 qershor, jemi ftuar të gjithë për të ushtruar sërish  të drejtën tonë  të votës së lirë, pasurinë tonë më të çmuar në shoqërinë e hapur demokratike që po ndërtojmë prej vitesh. Do të zgjedhim kryetarët e rinj të bashkive, anëtarët e rinj të këshillave bashkiakë. Do të manifestojmë secili bindjet tona, lirinë  e gjykimit, përgjegjësinë e zgjedhjes. Do të shërbejmë të gjithë bashkë  demokracinë tonë të re.

Është një fakt i  padiskutueshëm se proceset zgjedhore në Shqipëri që nga viti 1992 e këndej kanë qenë promotori i zhvillimeve demokratike në vend. Vota e lirë ka qenë dhe mbetet lokomotiva e këtyre zhvillimeve. Zgjedhjet e lira, pavarësisht problemeve të shumta, kanë konsoliduar e lartësuar standardin e llogaridhënies nga ana e të zgjedhurve, kanë rritur vetëdijen e qytetarëve për vlerën dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të votës. Në thelb, megjithë zig-zaget e njohura, kjo është një histori suksesi, që duhet ta çojmë përpara me vendosmëri në zgjedhjet e së dielës e në vijimësi, duke synuar standardet zgjedhore më të përparuara evropiane. 

Thirrja ime për ju, të nderuar qytetarë të vendit tim,  është të  merrni pjesë në mënyrë masive në votime, të ushtroni lirisht dhe vendosmërisht të drejtën tuaj sovrane  të zgjedhjes, të vendosni me vote të lirë mbi alternativën më të mirë për bashkinë tuaj për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja, për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tuaj. Ky është misioni, kjo është detyra  e çdo qytetari të  përgjegjshëm. Vota e lirë i jep jetë gjykimit  publik të pushtetit, i jep jetë llogaridhënies së drejtuesve të zgjedhur para qytetarëve. Indiferenca, mospjesëmarrja, e ca më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit.

Unë shpreh bindjen se shqiptarët do të gjejnë forcën dhe kurajën për të dhënë shembullin dhe kontributin e tyre të pakursyer ndaj demokracisë në vend. Vota e lirë është fitorja e padiskutueshme e demokracisë. 

Gjej rastin të përgëzoj kandidatët garues për 61 bashkitë e ardhshme të vendit për promovimin e vlerave më të mira të komuniteteve të tyre si dhe për programet e tyre ambicioze.

Si President i Republikës dëshiroj t’u bëj thirrje udhëheqësve politikë që të përcjellin mesazhet e tyre pozitive ndaj votuesve në epilogun e kësaj  fushate, duke i ftuar ata të shprehen qetësisht për alternativat më të mira të propozuara nga kandidatët në përputhje me garancitë kushtetuese të ballafaqimit të drejtë dhe të barabartë. Në këtë kontekst, të gjitha palët kanë  përgjegjësinë e një reflektimi pozitiv. Qeveria ka një përgjegjësi të shtuar në këtë rast edhe për rolin që ajo ka në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Shpreh besimin tim se Kryeministri do të përcjellë mesazhin e tij mbi garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve, mbi  paanshmërinë  e Policisë së Shtetit dhe Administratës Publike, mbi garantimin e lirive dhe të drejtave të sanksionuara në Kushtetutë si dhe mbi detyrimin e tij për të garantuar bashkëpunimin dhe pa ndikuar të qeverisë qendrore me të gjithë kandidatët fitues.

Testi zgjedhor i datës 21 qershor, thuajse një vit nga marrja e Statusit të Vendit Kandidat, duhet të shërbejë si investimi ynë kryesor për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke marrë shkas nga denoncime dhe të dhëna të ofruara edhe nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, dhe jo vetëm, gjej rastin t’u drejtohem me besim të plotë drejtuesve të administratës zgjedhore, të organeve të pavarura dhe të Policisë së Shtetit, nëpunësve të Administratës Publike dhe shoqërisë civile, të jenë të angazhuar në punën e tyre të përditshme në përputhje me ligjet e vendit, në funksion të mbarëvajtjes së procesit.  Dëshiroj të theksoj se roli i tyre në këtë proces është thelbësor dhe vazhdimisht i monitoruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, siç dhe evidentohet nga raporti i ndërmjetëm i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it. Çdo veprim në kundërshtim me ligjet e vendit dhe parimet demokratike është në dëm të procesit zgjedhor në tërësi, aq të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë ndaj institucioneve dhe çeljen e ardhshme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Si President i Republikës së Shqipërisë, në emër të gjithë shqiptarëve, gjej rastin t’u shpreh partnerëve tanë ndërkombëtarë mirënjohjen e thellë për  angazhimin dhe kontributin e tyre të vyer në  procesin e  zgjedhjeve vendore 2015 në Shqipëri. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadorin e këtij vendi të madh mik, Shkëlqesinë e Tij, zotin Donald Lu, qëndrimet e të cilit po orientojnë jo vetëm politikën shqiptare, por dhe votuesit të shkëputen nga dukuria e shitblerjes së votës dhe nga kandidatë apo përfaqësues me të shkuar kriminale, të padenjë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve. Unë dua të ftoj të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në Shqipëri të thonë fjalën e tyre mbi këto dukuri, të cilat nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë identitetin dhe trashëgiminë tonë evropiane.

E drejta e votës dhe garantimi i saj mbeten rojtarët e pagabueshëm të atyre lirive dhe të drejtave të fituara me mund nga populli shqiptar ndër vite: të lirisë së shprehjes, lirisë së mendimit, të drejtës së pronës e barazisë para ligjit, llogaridhënies, të gjitha atyre lirive dhe të drejtave të cilat përbëjnë garancitë dhe përgjegjësitë tona për ndërtimin e të ardhmes sonë të përbashkët. Ndaj, me bindjen dhe besimin tim të palëkundur, dëshiroj të përsëris thirrjen time drejtuar gjithë shqiptarëve: Ushtroni të drejtën e tuaj të votës në mënyrë të pavarur dhe të lirë ditën e diel, më datë 21 qershor 2015, mos e tjetërsoni votën tuaj, mos e shisni votën tuaj! Vota është pushteti juaj sovran, vota është dinjiteti juaj.”

Next Post

Reperi 18 vjeçar i Kosovës financon ISIS nga Zvicra?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com