• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet vendore, Kuko: Më 14 maj PS tejkalon veten në 2015-n! Gazetari: Për opozitën sukses do ishte edhe 25 bashki

by Java News
30/12/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë për të trokitur 2023-shi, bilancet për vitin që po lëmë pas dhe sfidat e 365 ditëve të ardhshme po shpalosen. Në politikën shqiptare sigurisht që 2023 do të shënjohet nga zgjedhjet vendore të 14 majit, një sfidë e cila pritet të jetë shumë e ndezur, duke pasur parasysh edhe antagonizmin e fortë politik.

Në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Romina Kuko, zv. Ministre e Brendshme, tha se Partia Socialiste do të futet për të fituar në çdo bashki në zgjedhjet e ardhshme lokale por e sigurt është që do ta tejkalojë rezultatin e vet në vendore e 2015-s kur mori plot 47 bashki.

“Ne e kemi gjithmonë seriozisht kur vjen puna për fitore.  Të marrësh një mandat të tretë pas këtyre sfidave dhe të qeverisësh e vetme është një gjë shumë e rrallë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, të paktën në rajon. Ne do të luftojmë në çdo cep të territorit. Unë nuk dua të futem në shifra dhe prognoza. Ne do ta tejkalojmë veten në zgjedhjet e 2015-s. Hyjmë për një fitore të plotë”, tha Kuko, e cila mban edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste.

Sa i përket zgjedhjes së kandidaturave për të 61 bashkitë, Kuko tha se PS do të shikojë ato personazhe që kanë një impakt të rëndësishëm në komunitet.

“Partia Socialiste është në vazhdimësi në këmbë dhe në riorganizim të vazhdueshëm.  Të zgjedhësh një kandidat nga strukturat e partisë do të thotë se zgjedh një që e pëlqen struktura e partisë por jo që ka vlerësimin e komunitetit dhe impaktin e tij.  Ne do t’i japim kandidatin më të mirë qytetarëve dhe jo një që e pëlqen vetëm struktura e partisë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, i ftuar në ‘Studio Live’, gazetari Gëzim Saliu u shpreh se opozita me situatën ku ndodhet do ta konsideronte sukses nëse do të merrte të paktën 25 bashki. Ai komentoi edhe lëvizjen e fundit të Agron Çelës nga Partia e Lirisë në drejtim të Partisë Socialiste.

“Me situatën aktuale që është opozita unë do të konsideroja që 25 bashki do të ishin një fitore për të. Sa i përket lëvizjes së deputetit Çela për mua ishte jo e papritur. Ishte folur prej kohësh një lëvizje deputeti nga opozita në pushtet. E shoh si lëvizje të mazhorancës për Shkodrën. Lëvizje të tilla mazhoranca shpesh i ka bërë, e ka kthyer këtë në një ‘merkato futbollistësh’. Për mua edhe me këtë lëvizje gjasat që mazhoranca të fitojë në Shkodër janë të pamundura”, tha Saliu./m.j

Next Post
Xhirimet/ Berishën do ta kemi në ekran dhe natën e vitit të ri?! Aktori i humorit i nxjerr Doktorit nënën në telefon, s’mbajnë të qeshurën

Xhirimet/ Berishën do ta kemi në ekran dhe natën e vitit të ri?! Aktori i humorit i nxjerr Doktorit nënën në telefon, s'mbajnë të qeshurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com