• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhjet treguan që opozita është e shkatërruar”, Mërtiri: PD nuk është më alternativë qeverisëse

by A R
21/05/2025 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD-ASHM nuk e ka pranuar rezulatin e zgjedhjeve të 11 Majit, ku morën 50 mandate përballë kundërshtarëve socialistë që fituan 83 mandate.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot se 11 Maji ishte farsë elektorale, duke theksuar se beteja e opozitës është faktimi i parregullsive dhe informimi i faktorit ndërkombëtar.

Por, analisti Ergys Mërtiri në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, tha se Berisha po kërkon të devijojë vëmendjen nga humbja e thellë e tij.

Mërtiri shprehet se rezultatet e zgjedhjeve 2025 treguan që kjo parti nuk është më alternativë qeverisëse.

Sipas analistit, PD-ja po e lë vendin pa opozitë dhe, për pasojë, mban Ramën në pushtet.

Intervista e plotë:

Çfarë tregon qëndrimi i Partisë Demokratike?

Mërtiri: Qëndrim i një partie që nuk ka vullnet të pranojë rezultatin, sepse nuk ka vullnet të pranojë realitetin. Realiteti tregon që kjo parti nuk është më alternativë qeverisëse, kjo pasi ka mbetur ende në ’91 me udhëheqës të vjetër, me figura të njëjta. Duke qenë se kjo parti nuk kërkon të ndryshojë, nuk kërkon as këtë realitetin e ri. Si pasojë, kërkon të tërheqë gjithë opozitën në vorbullën që ka hyrë drejt një vetëshkatërrimi. PD e lë vendin pa opozitë dhe, për pasojë, mban Ramën në pushtet.

Berisha sot i quajti këto zgjedhje si zgjedhjet më të këqija. Kujtojmë bashkë që në vitin 1996, PD mori 122 mandate, për 140 që kishte parlamenti. Dhe SHBA në atë kohë insistuan që zgjedhjet të përsëriteshin në 40 zona, aq të këqija ishin ato. Kurse sot, SHBA ende nuk ka folur për këto zgjedhje. Sa qëndron ky krahasim?

Mërtiri: Ky krahasim mund të qëndrojë ndoshta nga rezultati. Për mua, që nga ’97, nuk ka pasur ndonjëherë opozita këtë rezultat. Këtu vjedhjet nuk kanë asnjë standard. Këtu ka vjedhje, ka pabarazi në garë, por përpara se Berisha të kërkojë të drejtën e tij, duhet t’i japë publikut të drejtën që ka. Berisha po kërkon të devijojë vëmendjen nga humbja e thellë e tij tek vjedhja që u bë nga pala tjetër. Këto zgjedhje treguan që kjo opozitë është e shkatërruar.

Next Post
Kuvendi shkarkon 11 anëtarët e Këshillit Drejtues, ja se si u votua

Parlamenti me 67 deputetë të rinj, 47 gra në Kuvend, sistemi u mundësoi fitoren 45 kandidatëve të listës së hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In