Janë zhvilluar sot zgjedhjet për Dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, nga ku ka dalë fitues Profesor, Doktor Sabri Laçi.
Pedagogu i njohur i Gjeografisë ka fituar me 50.14% të votave kundrejt Profesoreshës, Doktore Ajula Jubanit. Jubani është pedagoge e njohur e Gjuhës Shqipe dhe thuhet se kandidatura e saj është mbështetur nga deputetët e PD Valentina Duka dhe LSi, Shezai Rrokaj.
Zgjedhjet për Dekanin e këtij fakulteti u zhvilluan pasi Valentina Duka e cila mbante këtë detyrë u bë deputete pasi ishte në listat e PD për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Dhe po ashtu, edhe profesori Shezai Rrokaj u zgjodh deputet i LSI në Vlorë. /b.d










