• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zgjedhjet shqiptare dhe një ulqinak filoserb

by Skënder Minxhozi
01/09/2020 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në ambjentin politik shqiptar ka një ethe të përgjithshme, që nuk lidhet edhe aq  me pandeminë e Covid 19. Është një tjetër lloj eksitimi mendor që përshkon trutë e të gjithë atyre që rrinë prej shtatë vitesh në pritje të një ndodhie që do të sjellë përmbysjen e qeverisë që kanë mbi krye. Krejt legjitime për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë Edi Ramën dhe partinë e tij dhe që presin të votojnë krahun tjetër, por po aq e shtirë dhe e sforcuar tek ajo pjesë e ngrehinës politike e mediatike, që nuk le rast periferik e të stisur, pa shfrytëzuar për të kënduar fitore.

Grinden Turqia me Greqinë për hidrokarbure në Egje, e prej këtij sherri rrjedh si një bisht komete teoria se Shqipëria i dha detin Athinës. Kur s’ka ende as trupë negociatore, as negociata me qeverinë aktuale greke dhe as ndonjë draft-marrëveshjeje për pjesën tonë të shelfit detar me fqinjin jugor.

Nga ana tjetër, humbet Gjukanoviç në Malin e Zi dhe kori i vajtojcave në Tiranë nisin këngën e humbjes edhe për qeverinë aktuale shqiptare. As e mendojnë fare se largimi i Gjukanoviçit në Mal të Zi, përkon në fakt me ikjen e një homologu të Berishës, e jo të Ramës. Ky është cikli politik që dëshmon humbja e Gjukanoviç. Kishte 30 vjet në qeverisje dhe prej dekadash ishte ndryshkur në pushtet. Por për tifozët politikë të Tiranës është mjaft përshëndetja në serbisht e kryeministrit shqiptar për njeriun e fortë të Podgoricës dhe për këtë shkak humbja e këtij të fundit është edhe humbje e Edi Ramës. Paçka se në republikën e vogël malazeze luhet prej vitesh një skenar i rrezikshëm gjeopolitik, paçka se fitimtarët e saposhpallur festonin pak orë më parë rrugëve të qyteteve malazeze me këngë nacionaliste proruse e proserbe.

Është kthyer në një sport kombëtar për opozitën, që të përjetojë gjithçka ndodh brenda dhe jashtë vendit, si preludin e një fitoreje që opozita në fakt duhet ta arrijë vetë, pa shqipen filoserbe të Dritan Abazoviçit dhe pa 12 miljet detare të Micotakisit.

Fabulat boshe të shitjes së detit, të “humbjes historike” të Gjukanoviçit apo të konsiderimit të koronavirusit si një shpikje e së majtës për t’i mbyllur gojën të djathtës, janë që të gjitha karta naive dhe pa peshë në atë që shqiptarët do të vendosin për qeverinë e tyre pas tetë muajsh. Zgjedhjet do të zhvillohen këtu dhe votuesit shqiptarë nuk do t’ja dinë as për fatin e klasës politike të malit të Zi, e as për teoritë konspirative me komplote detare.

Sapo kemi hyrë në shtator dhe është koha që debati politik të fokusohet aty ku janë hallet e krizat e shqiptarëve. Kjo qeveri do të përballet me bilancin e saj tetëvjeçar, ashtu si opozita do të ofrohet me programin e saj për katër vitet në vazhdim. Largimi i vëmendjes nga këto piketa vetëm sa e falsifikon dhe e bën pa peshë e pa përmbajtje debatin politik dhe ata që e prodhojnë atë. Rezultati i Podgoricës nuk vlen në Tiranë, ashtu si prefiksi telefonik ndryshon sapo kalon Hanin e Hotit. Eshtë koha të hiqni rrobat e plazhit e t’i drejtoheni shqiptarëve. Nëse keni gjë për të thënë, kuptohet…

Next Post
Shahini shpërndan videon sensibilizuese për mbajtjen e maskës: Është nona fare! Ruan shëndetin tim dhe të prindërve

Shahini shpërndan videon sensibilizuese për mbajtjen e maskës: Është nona fare! Ruan shëndetin tim dhe të prindërve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In