• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZGJEDHJET/ Sfida e Tiranës mes PS- PD, kandidatët në garë dhe ku janë pikat e nxehta

by Java News
01/06/2017 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara e Tiranës mes dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, përball individualitete të të dyja partive. Kandidatët nga ana organizative kanë marrë në patronazh nga një njësi administrative, në të cilën zhvillojnë fushatën e tyre. Në njësinë numër një, që përfshin zonën e “Ali Demit” e deri në Shkozë, përballen dy zonja, Elona Gjebrea e PS-së dhe Grida Duma, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun.

Gjebrea është një profil i toneve të ulëta, ndërsa Duma shquhet për protagonizmin e saj publik. Në njësinë nr.2 të Tiranës kemi një përballje kandidatësh që shquhen për urtësinë dhe racionalitetin e tyre, profesor Besnik Baraj i PS-së dhe aleati i PD-së, Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së.

Vendosja e kandidatëve në Tiranë duket shumë e ekuilibruar, duke mos parashikuar surpriza. Në njësinë nr.3 ish-ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, do të sfidojë demokratin Gert Bogdani, një emër me përvojë në të djathtën dhe me mbështetje në lagjet tiranase.

perballja-PD-PS-tirane

Një përballje interesante është ajo e njësisë nr. 4, ku sekretarja e Kryesisë socialiste për Çështjet Zgjedhore, Blerina Gjylameti do të përballet me Gent Strazimirin për t’i marrë atij fitoren në këtë zonë.

Në njësinë nr. 5 kemi përballë dy “veteranë” të kësaj njësie, ish-kryeministrin Pandeli Majko, i cili kandidon aty që prej 2009 dhe mjekut Halim Kosova, i cili është banor i saj. Pritet që surprizat e vetme në këtë përballje të jenë ftesat publike për të punuar bashkë pas zgjedhjeve.

Zona e Kombinatit, ose njësia nr. 6, duket se do jetë zona më e nxehtë e Tiranës për vetë protagonizmin e kreut të PS-së, Saimir Tahiri, ndërsa do të ketë përballë biznesmenin e Partisë Agrare Ambientaliste, Fuad Haxhiymeri, shkruan “Panorama”.

Njësia nr. 7 në Tiranë, zona e “21 Dhjetorit” e “Myslym Shyrit”, vë përballë Fatmir Xhafajn dhe demokraten Albana Vokshi, e cila kërkon vazhdimisht për protagonizëm. Në po këtë njësi punon dhe kandidatja tjetër socialiste, Klotilda Ferhati, kryetarja e Këshilltareve Socialiste në bashki.

Njësia nr.8 do të ketë garë mes tironsave, si Ervin Bushati dhe Jorida Tabaku që janë në mëhallën e tyre, ndërsa do të kërkojnë t’i shkëpusin sa më shumë vota njëri-tjetrit.

Në njësinë nr. 10, nga “Myslym Shyri” e deri te “Mine Peza” kemi një garë profesoreshash, në qendër të Tiranës, socialistes Vasilika Hysi dhe psikologes demokrate Oriola Pampuri. Interesante priten të jenë përballjet në rrethinat e kryeqytetit, në zonat rurale të Tiranës. Në Paskuqan kemi një përplasje dibranësh, Ulsi Manja do të sfidojë Ahmet Premçit për të marrë votat e dibranëve që janë vendosur përreth Tiranës.

Por edhe përballja në Dajt bëhet interesante, ku Xhemal Qefalia, familje që ka drejtuar komunën e Dajtit për disa mandate, do të ketë përballë Fatbardh Plakun, i cili ka qenë kryetar i komunës Farkë për disa mandate.

Por një peshë mban dhe kryetari i PS-së së Tiranës, i cili kërkon vota për PS-në në Petrelë, Bërzhitë, Ndroq për të sfiduar Besnik Fuçinë, kryekomunarin e njohur të PD-së në disa mandate në komunën Kashar. “Panorama”.

ma.me
Next Post
Gjiknuri: Objektivi i PS në Vlorë është të fitojë 8 mandate

Gjiknuri: Objektivi i PS në Vlorë është të fitojë 8 mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In