• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zgjedhjet rritën me 15 % shpenzimet

by A R
25/07/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e shpenzimeve publike para zgjedhjeve nuk ka munguar as këtë vit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për gjashtëmujorin e parë të vitit shpenzimet e qeverisë arritën në 209 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet janë rritur me 28 miliardë lekë ose mbi 15%.

Statistikat tregojnë se rritja e shpenzimeve është përqendruar sidomos në zërin e investimeve publike dhe në transfertën për pushtetin vendor, që, tërthorazi, ka shërbyer sërish për rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe në urbanistikë para zgjedhjeve. Shpenzimet kapitale të qeverisë për 6-mujorin e parë të vitit arritën në 26.4 miliardë lekë, në rritje me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa transfertat për pushtetin vendor arritën në afro 24 miliardë lekë, 55% më shumë krahasuar me 6-mujorin e parë 2016. Besohet se një pjesë e madhe e rritjes së shpenzimeve për pushtetin vendor lidhet me projektin e kushtueshëm për rindërtimin e sheshit Skënderbej në Tiranë. Një ndikim të konsiderueshëm ka dhënë gjithashtu rritja e shpenzimeve për fondet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me 7 miliardë lekë më shumë krahasuar një vit më parë, raporton “Scan”.

Me qëllim kontrollin e shpenzimeve në vitet zgjedhore, në mandatin e fundit qeverisës u ndryshua ligji për buxhetin, duke përcaktuar se qeverisë i ndalohet të shpenzojë më shumë se 55% të deficitit vjetor në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave të deritanishme, ky përcaktim është respektuar dhe deri në fund të qershorit qeveria ka shpenzuar rreth 46% të deficitit që parashikohet në buxhetin vjetor.

Megjithatë, viti elektoral e ka ndryshuar ndjeshëm shpërndarjen e shpenzimeve publike gjatë vitit. Në vitet e zakonshme, është tipike që shpenzimet dhe sidomos investimet publike të jenë të ngadalta në gjysmën e parë vitit dhe të rriten në muajt e fundit të vitit buxhetor. Përkundrazi, në vitet elektorale qeveritë nuk humbasin kohë dhe realizimi i shpenzimeve ecën për bukuri dhe me vrull që në gjashtëmujorin e parë./a.m.

Next Post
Shqipëria destinacion për pensionistët e pasur italianë por ja pengesat…

Shqipëria destinacion për pensionistët e pasur italianë por ja pengesat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

January 14, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Ç’punë ka SPAK me mbledhjen e Rithemelimit të PD?

January 14, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

January 14, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“Ditën me aleatët, natën me Ramën”, Hasimja kritika PD-së: Rrezikon izolimin! Nuk është gati për sakrifica reale

January 14, 2026
Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

January 14, 2026
Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

“Video duhet hequr nga rrjetet sociale”, Çobani reagon për 3 të miturit në Durrës: Familja…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

January 14, 2026
‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

January 14, 2026
Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

January 14, 2026
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In