Në kryeqytet vetëm tre orë pasi janë hapur qendrat e votimit shohim që është paraqitur një fluks i madh votuesish që presin për te hedhur votën e tyre.
Në videon e siguruar nga Java News shihet në radhë e gjatë votuesish tek shkolla At Zef Pllumbi
Krahasuar me vitet e tjera shohim që numri është shtuar ndjeshëm ku dhe shihen radhë të gjata para vendvotimeve.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes, orar pas të cilit komisionerët e qendrave të votimit do të mbyllin kutitë me materialet zgjedhore shoqëruar me procesverbalet përkatëse. /l.m











