• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet që shpallën një gënjeshtar të certifikuar

by Ilir Yzeiri
14/06/2021 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Lulëzim Basha fitoi dje sepse ai e kishte më të qartë alternativën e tij dhe ishte më bindës në përpjekjet për t’i mbajtur të trullosur, të goditur dhe të shpartalluar mbështetësit e tij. Ai kishte si motiv, si ide dhe si alternativë GËNJESHTRËN.

Kandidatët e tjerë që u futën në garë me Lulëzim Bashën, megjithëse pa mbështetje, nuk mund të krijonin dot frymë në atë parti sepse ajo forcë politike, në anën e saj të dukshme, është e kënaqur dhe ka gjetur strehë në godinën e madhe të RRENËS që Lulëzim Basha ka ngritur që prej ditës kur hyri në atë parti si kollovar.

Ai është i vetmi politikan që nuk ka asnjë lidhje me jetën reale në Shqipëri. Gjithçka që ai flet apo artikulon dhe tani në fund edhe ajo që shkruan mbështetet mbi parimin e thjeshtë që, për të bindur fanatikët në PD, duhet të gënjesh. Duhet të shfaqesh luftëtar dhe të denoncosh pa fund nga mëngjesi në darkë duke përdorur tri ose katër fjalë.

Ky njeri që ka shpallur si aksion të tijin psikik luftën imagjinare me armiq që i numëron me emër e mbiemër kur nxjerr nga goja fjali të shkurtra si copëra kamzhikësh që godasin vithet e kuajve, ia ka dalë që të bindë një pjesë të madhe të PD-së se në këtë vend është bërë masakër zgjedhore, se disa ditë para 25 prillit hordhitë e shpirtrave të zinj të shqiptarëve kriminelë futeshin në shtëpitë e shqiptarëve të ndershëm dhe u merrnin atyre votën e u deformonin vullnetin.

Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulit, ky kalorës kreshnik i Nëntë Maleve të Dibrës i rri në krah Lulëzim Bashës dhe i bind demokratët se heroi i tyre është një azgan që nuk e mposht asnjë armik.

Lulëzimi i ka bindur demokratët se ata nuk kanë humbur. Ata kanë fituar dhe fitorja e tyre është një ortek që ka nisur të rrokulliset mbi trupin e shqiptarëve dhe ata shumë shpejt do ta ndiejnë kur ky ortek t’i mbulojë me trashësinë e bardhë të dëborës së thinjave që do t’i dalin Lulit duke pritur te dera e kryeministrisë që të marrë çelësat.

Lulëzim Basha ka aftësinë magjike që ta kthejë jo ujin në verë, por vilat e tij t’i kthejë në garsoniere. Demokratët nuk mërziten pse Luli ka blerë katër vila në opozitë, por mërziten pse Rama nuk po ia jep çelësat. Demokratët nuk duan pushtet, nuk duan as Parlament, as bashki e

komuna. Ata duan vetëm që Luli të vazhdojë të fitojë betejat e tij. Ata duan që ta shohin Lulin Kalorës që lufton korrupsionin, krimin dhe mafien.

Për ta bërë Lulin hero demokratët ia bëjnë jetën Lulit pranverë. Masakra e Edi Ramës më 25 prill ishte një gërvishje e vogël. Për Lulëzim Bashën demokratët janë gati të vdesin e të vriten, t’i bëjnë procesverbalet ashtu si i ka bërë nëna, të bardha fare dhe Luli t’i mbushë me dorën e tij të pafajshme.

Kështu që sot demokratët duhet të ndjehen të qetë dhe të lumtur sepse Lulëzim Basha e konsolidoi portretin e tij dhe aletranativën. Sot demokratët vërtet nuk janë në qeveri, por ata kanë fituar zgjedhjet, kanë fituar Lulëzim Bashën.

Next Post
“I keqardhur”/ Balla: Askush nuk e ka përdhunuar më shumë se sa Meta institucionin e Presidencës!

"Iku koha kur njerëzit e drejtësisë emëroheshin nga politika"/ Balla: Ka prokurorë të dënuar dhe ish-ministra në hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In