• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet që rrezikojnë “Sulltanin”, sondazhet dhe skenarët e mundshëm

by A R
23/06/2018 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 16 vitesh, çdo garë elektorale në Turqi ka qenë një histori që ka nxjerrë të vetmin fitues: Recep Taip Erdogan. Ai ka shkuar i qetë në çdo betejë elektorale dhe ka korrur fitore pas fitoreje.

Por, rrëshqitja drejt autoritarizmit dhe përplasjet me Perëndimin kanë cënuar pushtetin e kryeminsitrit që u bë president, dhe ndryshoi kushtetutën duke kaluar fuqinë nga kryeministri te presidenti.

Edhe ato fuqi që i kanë mbetur kryeministrit, do të pushojnë së ekzistuari nëse në zgjedhjet e së dielës, presidenti Recep Taip Erdogan triumfon sërish.

Por, nëse deri sot ka shkuar i qetë dhe ka triumfuar bindshëm, situata nuk është më e njëjtë për Erdogan. Edhe sondazhet, pavarësisht se e nxjerrin fitues, nuk i japin Erdogan sigurinë që ka pasur deri më sot. Madje, në disa sondazhe parashikohet balotazh.

Kjo falë edhe opozitës që ka bërë fushatë të fortë por edhe lodhjes së popullit dhe “armiqve” që ka krijuar presidenti për të konsoliduar pushtetin personal edhe në dëm të të drejtave të njeriut siç është akuzuar nga Perëndimi.

Por në rast se ndodhë që ai të humbasë, Erdogan do të përballet me gjyqin për korrupsion ose do të detyrohet të dalë në pension të parakohshëm.

Megjithatë, analistët mendojnë se diçka e tillë ka shumë pak gjasa që të ndodhë.

Çdo lloj anketimi vazhdon t’i japë Erdoganit të paktën 43% të mbështetjes, çka tregon se ai vazhdon të mbetet një politikan popullor.

Sondazhet

Nëse Partia Demokratike e Popujve pro-kurdë (HDP) është në gjendje të fitojë më shumë se dhjetë përqind të votave – pragu që lejon përfaqësuesit të marrin vende në parlament – Erdogan rrezikon të humbasë shumicën e tij në këtë mënyrë.

Sipas një sondazhi në ‘Bloomberg News’, partia e Erdoganit do të fitojë rreth 46% të votave dhe partneri i tij 4.8 përqind – mjaftueshëm për një shumicë me mbi 50 përqind (50.8).

Megjithatë, për shkak të një gabimi prej 3.5 përqind, mund të ketë një fitore të papritur të opozitës dhe një sondazh i veçantë nga ‘Reuters’ vendosi koalicionin e ‘Erdogan’ në vetëm 48.9 përqind, me Aleancën e Kombit me 38.9 përqind dhe HDP me 11.5.

‘Erdogani gjithmonë ka pasur nevojë dhe do të ketë nevojë për koalicione,’ tha Mert Yildiz, bashkë-autor i sondazhit Foresight Danismanlik për Bloomberg.

Erdogan bën sondazhe para se të vendosë për zgjedhje për të parë nëse partia e tij do të jetë padiskutueshëm e para në zgjedhje dhe pastaj vendos.

Mundësia më e mirë e Erdoganit është që të fitojë pa raund të dytë të zgjedhjeve, përndryshe, nëse në raundin e parë të zgjedhjeve nuk ka fitues, atëherë, Erdogan seriozisht rrezikon që ta humbet pushtetin.

Synimi i Erdogan nga zgjedhjet, forcimi i pushtetit

Reformat që synojnë t’i japin presidentit më shumë pushtete ekzekutive do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve dhe një fitore eventuale e Erdoganit, do t’ia mundësonte atij zgjatje të pushtetit dhe kompetenca më të mëdha si president i vendit.

Sipas këtyre ndryshimeve kushtetuese, të miratuara nga qytetarët turq me referendum vitin e kaluar, Parlamenti do ta ruaj fuqinë për të propozuar ligje, por presidenti do të jetë në gjendje të emertojë kabinetin pa mbajtur konsultime.

Pikat “e nxehta”

Ekonomia: Presidenti turk, Erdogan, prej kohësh ka mbështetur arritjet e tij ekonomike për të fituar zgjedhjet, por kjo nuk mund të jetë kaq e lehtë kësaj here. Ekonomia turke tani nuk është si dikur, inflacioni është në rritje dhe rritja e fuqishme e viteve të kaluara pritet të ngadalësohet në mënyrë dramatike.

Kurdët: Ushtria turke po lufton Partinë seperatiste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e konsideruar një organizatë terroriste, për gati katër dekada. AKP i Erdoganit ka përjashtuar kthimin në një proces të paqës që u shemb në vitin 2015 nga ushtria turke, ndërkohë, ka intensifikuar sulmet ndaj kështjellave të PKK në malet Qandil të Irakut përpara votimit.

Popullsia kurde e Turqisë, veçanarisht në juglindje, është një zonë zgjedhore jetike për Erdoganin. Vota e tyre ka tendencë të ndahet mes AKP-së së tij dhe HDP-së pro-kurde. Por aleanca e fundit e AKP me MHP nacionaliste, e cila merr një vijë të vështirë kundër kurdëve, mund të tjetërsojë këtë bazë. Nëse HDP fiton të paktën 10 përqind të votave, ajo do të kalojë pragun e nevojshëm për të dhënë praninë e saj në parlament dhe kjo do të thotë se e privon AKP-në nga shumica e saj parlamentare.

Siria: Numri i madh i refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi është bërë gjithashtu një çështje zgjedhore. Disa parti kanë thënë se shpresojnë të kthejnë sirianët në vendin e tyre edhe pse ata janë të kujdesshëm të thonë se do ta bëjnë këtë pas përfundimit të luftës dhe theksojnë rëndësinë e ndërtimit të paqes atje. Përfshirja e Turqisë në luftën siriane, si dhe lufta e saj e vazhdueshme me PKK, ka frymëzuar aktet e terrorizmit në vend gjatë viteve të fundit, një shqetësim tjetër për votuesit.

Rivalët e Erdogan

Muharrem Ince: Kandidati kryesor kundër Erdoganit. Partia Republikane Popullore e qendrës së majtë (CHP). Ai po premton një gjyqsor më të pavarur, më shumë liri personale dhe një fund të shpenzimeve të tepërta qeveritare. Ai është i njohur për fjalimet e tij të zjarrta dhe për të qenë i ashpër ndaj AKP-së së Erdoganit, duke sjellë një karizmë që kishte munguar në CHP për vite me radhë. Tubimet e tij të fushatës kanë qenë të gjalla – ai është parë shpesh duke kënduar e vallëzuar me këngët tradicionale.

Meral Aksener: E vetmja grua në zgjedhje është Meral Aksener, një politikane veterane, e cila shkurtimisht shërbeu si ministre e brendshme në vitet 1990. Si nacionaliste konservatore, Aksener kërcënon të vjedhë mbështetjen e votuesve të Erdoganit në të djathtë.

Fushata e saj ka qenë rreth kundërshtimit të asaj që ajo ka përshkruar si keqmenaxhimi i AKP-ës për ekonominë. Ajo nëse fiton, Aksener do të ishte presidentja e parë femër, por jo kreu i parë femër i shtetit turk – Tansu Ciller u zgjodh kryeministre e parë e Turqisë në 1993.

Selahattin Demirtas: Kryetari i HDP-së po udhëheq fushatën e tij nga burgu, ku ai ishte arrestuar që nga nëntori i 2016-tës pas grushtit të dështuar, për atë që partia e tij i quan akuza terroriste të motivuara politikisht. Ai është akuzuar për mbështetjen e PKK-së. Anëtarët e parlamentit nga partia e Demirtas gjithashtu janë burgosur ose larguar nga postet e tyre për shkak të pretendimit se i përkasin terrorizmit.

Fushata e tij është fokusuar në përmirësimin e cilësisë dhe diversitetit ndërsa pamja e vetme publike ishte një fjalim prej 10 minutash në televizionin shtetëror turk TRT, të cilin çdo kandidat teknikisht ka të drejtën ligjore për ta përdorur. Në fjalimin e tij, ai bëri thirrje të butë votuesve turk kundër Erdoganit dhe gjithashtu kritikoi Presidentin për kërcënimin për të sjellë përsëri dënimin me vdekje./JavaNews/a.m.

Next Post
FOTO/ Vritet një i ri në Tiranë, policia dyshon se u vra për hakmarrje

Rrëzohet nga kati i 9-të, humb jetën e moshuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

December 27, 2025
Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

December 27, 2025
Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Braçe: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS

Braçe: Po i vrisni fëmijët me cigaren elektronike! Prindërit kanë dështuar! Shteti të bëjë detyrën!!

December 27, 2025
Kosovë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

Kosovë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

December 27, 2025
Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Drejtësia mes shpresës dhe riciklimit të zullumit

December 27, 2025
FOTO/ Misioni i vështirë i deputetes së LSI për të ushqyer djalin

Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ja si përgjigjet ish-ministrja

December 27, 2025
VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com