Kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviç njoftoi sot zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale më 2 prill.
Ajo u kërkoi qytetarëve që të votonin dhe të vendosnin për presidentin e ardhshëm të vendit duke vlerësuar programin e secilit kandidat.
”Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen dhe stabilitetin e Serbisë”, deklaroi Gojkoviç.
”U kërkoj qytetarëve të zgjedhin kandidatin më të mirë”, theksoi ajo./ b.d