• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zgjedhjet në Turqi dhe fati i Erdoganit

by
07/06/2015 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët turq votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare, të cilat kanë të bëjnë më shumë me fatin e udhëheqësit turk, Recep Tayyip Erdogan, sesa me formimin e një qeverie të re.

Formalisht, votuesit do të zgjedhin 550 anëtarë të Asamblesë së Madhe Kombëtare, por, prapa skenave, Erdogan është duke punuar shumë për të siguruar fitoren e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, në mënyrë që të çojë përpara ndryshimet rrënjësore të Kushtetutës së Turqisë.

Një nga këto ndryshime do të ishte zhvendosja e Turqisë në sistemin presidencial – që do të udhëhiqej nga vetë ai – nga sistemi parlamentar që ka tani. Asnjë parti tjetër nuk ka shprehur shumë interesim për idenë dhe preferojnë mbajtjen e strukturës ekzistuese parlamentare.

Sinan Ulgen, kryetar i Qendrës për Ekonomi dhe Studime të Politikës së Jashtme, me seli në Stamboll, thotë se Erdogan, i cili është zgjedhur president në muajin gusht, favorizon sistemin presidencial për të pasur më shumë pushtet në duart e tij. Ulgen thotë se Erdoganin, kalimi në sistemin presidencial e ndihmon “të heqë qafe sistemin ekzistues të kontrolleve dhe balancave” të autoritetit të tij.

Vetë Erdogan thotë se sistemi parlamentar i Turqisë duhet të zëvendësohet sepse ai po mban peng rritjen ekonomike. Sipas sistemit aktual, fuqitë presidenciale të Erdoganit janë kryesisht simbolike.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit ka qeverisur Turqinë me shumicë absolute për 13 vjet dhe është favorite për të fituar, por vëzhguesit thonë se kufiri i pritshëm i fitores është ngushtuar javëve të fundit.

Për qëllimet e Erdoganit dhe partisë së tij, dy numra janë vendimtarë: partisë i duhen 330 ulëse për të çuar ndryshimet kushtetuese në referendum kombëtar, ndërsa 367 sosh për të bërë ndryshime direkte në Kushtetutë, brenda Asamblesë. Të dy numrat mund të jenë të paarritshëm.

Aktualisht, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim mban 311 ulëse në Parlament, ndërsa Partia Popullore Republikane 125. Vendet e tjera janë të shpërndara midis partive të vogla dhe të pavarurve.

Analistët përmendin disa arsye përse popullariteti i Erdoganit dhe ai i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim mund të ketë rënë – në mesin e tyre: pretendimet për korrupsion të shfrenuar, ekonomia më e dobët dhe papunësia relativisht e lartë. Norma e papunësisë prej 11.3% është më e larta në pesë vjet.

Përveç kësaj, imazhi i Erdoganit është dëmtuar shumë nga shtypja e dhunshme e protestave në Stamboll për shkatërrimin e propozuar të Parkut Gezi. Policia ka pasur të drejtë të përdorë municion të vërtetë ndaj protestuesve dhe të arrestojë qytetarë pa urdhër të gjykatës.

Ulgen thotë se shumica në parlament e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim kërcënohet nga rritja e shpejtë e disa partive më të vogla, sidomos Partisë Popullore Demokratike pro-kurde, e cila udhëhiqet nga lideri karizmatik,Selahattin Demirtas.

Nën udhëheqjen e Demirtasit, 42 vjeç, Associated Press ka shkruar se Partia Popullore Demokratike ka zgjeruar ndikimin e saj përtej rajoneve kurde të Turqisë, duke tërhequr votues majtistë dhe liberalë në pjesën tjetër të vendit. Demirtas i ka thënë AP-së se shumë njerëz e konsiderojnë partinë e tij si mundësinë e vetme për të bllokuar “qëndrimin e Erdoganit për pushtet të pakufizuar”.

“Atë që Erdogan e quan presidencë, ne e quajmë diktaturë”, ka thënë Demirtas për AP-në.

Ulgen thotë se ka disa skenarë të mundshëm të koalicioneve, nëse partia në pushtet nuk arrin të fitojë vende të mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Sipas tij, skenari më i mundshëm do të bashkonte Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim me Partinë e Lëvizjes Kombëtare. Kjo e fundit, e cila kundërshton përpjekjet e udhëhequra nga qeveria për paqe me rebelët kurdë në lindje, është rritur në popullaritet vitin e kaluar.

Pavarësisht nga politikat e ndryshme për kurdët, të dyja partitë tërheqin elektorat me prirje të ngjashme konservatore. REL

Next Post

Vitamina D mund të zvogëlojë Depresionin dhe Dhembjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In