• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Si reagojnë zyrtarët evropianë, pritshmëritë dhe shqetësimet e BE-së

by Java News
05/11/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me deklaratën e tij të njëanshme për fitoren, Donald Trump ka shkaktuar reagime të politikanëve evropianë. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ende nuk dihet.

Ende nuk dihet se kush i ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, për shkak të shumë votave që janë dërguar me postë. I ngarkuri i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u shpreh në mënyrë diplomatike për ecurinë e deritanishme. Ashtu siç i takon. “Populli amerikan ka folur”, shkruan ai në Twitter. “Ndërsa po priten rezultatet e zgjedhjeve, BE-së i mbetet të punojë në forcimin e partneritetit transatlantik, i cili për bazë ka vlerat dhe historinë e përbashkët.”

Ish-ministri i Jashtëm i Spanjës e di natyrisht që në rast të fitores së Donald Trumpit, ai duhet të vazhdojë bashkëpunimin me një president i cili në BE konsiderohet si relavitisht i paparashikueshëm. Sipas vlerësimeve të ekspertit të BE Janis Emmanouilidis nga European Policy Centre, presioni ndaj Evropës do të shtohej nëse Trump fiton edhe një mandat të dytë.

Bütikofer: “Sulm ndaj demokracisë”

Më pak i përmbajtur tregohet eksperti i ekologjistëve për politikën e jashtme në Parlamentin Evropian, Reinhard Bütikofer. Ai deklaroi se përpjekja e presidentit Trump që t’i japë fund numërimeve në një shtet federal amerikan, përbën një “sulm të pashembullt ndaj demokracisë”.

Bütikofer thotë se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e SHBA-së që një kandidat për president të shpallë fitoren para numërimit të votave, nddërsa nuk dihet qartë se kush është fituesi. Bütikofer u bëri thirrje “zërave të matur tek republikanët” që të kundërshtojnë deklarimet të tilla të presidentit të tyre.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar në Shtëpinë e Bardhë, se ai i ka fituar disa nga shtetet e rëndësishme, para numërimit të të gjitha votave dhe para publikimit të rezultateve nga autoritetet zyrtare. Trumpi tha se do të ankohet në Gjykatën më të lartë të SHBA që të mos numërohen votat që nuk kanë mbërritur deri tani. Disa orë më parë, edhe kandidati i demokratëve, Joe Biden, tha se “është në rrugën e fitores.”

Kryeministri i Sllovenisë: “Trumpi ka fituar!”

Janez Jansha, kryeministri i Sllovenisë, e cila është anëtare e BE, mbështeti anën e Trumpit. Në twitter ai shkruan se “ësthë e qartë që populli amerikan e ka rizgjedhur Trumpin në postin e presidentit”.

“Zvarritjet dhe mohimet e fakteve nga mediat e etabluara do ta bëjnë fitoren e presidentit edhe më të madhe.” Konservatori Jansha dyshon ndaj politikës së tanishme ndaj klimës, ashtu si edhe Trumpi. Ai angazhohet po ashtu që qytetarët sllovenë, si edhe amerikanët, të kenë të dretjën e mbajtjes së armëve.

Lufta e mundshme tregtare

Ish-presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, i tha Deutsche Welle-s se zhvillimet po shkojnë në një drejtim jo të mirë. Ajo u shpreh e shqetësuar për mundësinë e thellimit të përçarjeve të shoqërisë amerikane. Nëse Trumpi fiton mandatin e tij të dytë, ai do të bëhet edhe më i paparashikueshëm. “Në skenën ndërkombëtare do të jetë shumë vështirë të flitet dhe mendohet për instituticionet ndërkombëtare dhe raportet tansatlantike”, tha Grybauskaite.

Lituania nuk sheh ndonjë problem tek zgjedhja e Trumpit edhe për aleancën e NATO-s. “Ai është i detyruar për mëbështetje”, thotë Grybauskaite. Por mund të ketë probleme me BE, sepse mund të shpërthejë ndonjë luftë e re tregtare. BE tani duhet të oganizohet vet më mirë për mbrojtje karshi interesave të Rusisë në Evropë. Grybauskaite mendon se NATO-n do ta mbështesin të dy – Donald Trump dhe Joe Biden, pavarësisht se cili zgjidhet për president. /DW

g.kosovari

Next Post
Vijon ‘beteja’ për votat e fundit në katër shtete/ Biden drejt Shtëpisë së Bardhë. Trump i pakënaqur me rezultatet

Vijon 'beteja' për votat e fundit në katër shtete/ Biden drejt Shtëpisë së Bardhë. Trump i pakënaqur me rezultatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In