• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në SHBA: Cilët janë skenarët e mundshëm nëse asnjëri nuk del fitues ditën e votimeve

by Java News
03/11/2020 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse ndodh si zakonisht, atëherë rezultati i zgjedhjeve në SHBA bëhet i ditur natën që pason ditën e votimit. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit kandidati që ka humbur pranon humbjen me anë të një fjalimi.

Por sivjet për shkak të pandemisë Corona një numër i madh amerikanësh kanë vendosur ta dërgojnë votën me postë. Kjo do të thotë se numërimi i votave do të zgjasë, “dita e zgjedhjeve” mund të zgjasë nga disa ditë deri në disa javë. Prandaj disa republikanë kanë shprehur dyshimin për besueshmërinë e votave të dërguara me postë dhe Presidenti Trump ka përsëritur disa herë se do refuzojë të njohë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve. E gjithë kjo mund të çojë në fazë kaotike paszgjedhore.

Këto skenarë do të ishin të mundshëm në zgjedhjet amerikane 2020: Votat e dërguara me postë vonojnë procesin

Për shkak të pandemisë së Coronës, në zgjedhjet parlamentare janë kërkuar ose dërguar 81,7 milionë dokumenta për votimin me postë. Sipas vlerësimit të ekspertëve, një në dy vota do të dërgohet me postë.

Kjo nuk përbën asnjë problem në shtetet si Kolorado, Oregon, Uashington, Utah apo Havai. Ndihmësit e zgjedhjeve janë të mësuar me këtë proces. Në shtete të tjera, në të cilat që prej muajit mars janë duke u bërë përgatitjet për të lehtësuar zgjedhjen me postë të qytetarëve, numërimi i votave mund të kërkojë një ose më shumë ditë, sidomos në shtetet ku numërimi fillon ditën e dhënies së votës, si përshembull Viskonsin apo Pensilvani, shtete që quhen “Battleground States”. Në këto shtete po luftohet ashpër sepse fitoren kanë shance ta marrin si demokratët ashtu edhe republikanët.

Gjatë fazës së parë të zgjedhjeve të zhvilluara në muajin mars të këtij viti, u pa se numërimi i votave zgjat mesatarisht katër ditë, për të pasur një rezultat të plotë. “Menaxherët e zgjedhjeve të këtij vendi, administratorët janë shumë të angazhuar,” thotë  Edie Goldenberg, Profesore për politikën publike dhe shkencat politike në Universitetin e Miçiganit. “Unë mendoj se shumë nga vështirësitë janë luftuar, pasi disa prej tyre u bënë të qarta në fazën e parë të zgjedhjeve.”

Kur vlen vula e postës

Gjatë zgjedhjeve parlamentare në nëntor, shtetet federale do të duhet të numërojnë shumë më tepër vota se sa në parazgjedhjet. Disa nga shtetet i kanë shtyrë afatet dhe i pranojnë votat e dërguara me letër deri në mes të muajit nëntor, nëse vula e postës është vënë mbi letër ditën e zgjedhjeve. Disa nga këto shtete janë Pensilvania, Karolina e Veriut dhe Miçigani, të ashtuquajturat “Swing States”, në të cilat nuk dominon asnjë nga kandidatët. Edhe në shtetet në të cilat vota duhet të ketë mbërritur ditën e zgjedhjeve, numërimi i të gjitha votave mund të zgjasë deri një javë.

Dyshime në dhënien e votave

Në kuadër të zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe republikanë të tjerë kanë shprehur dyshim tek besueshmëria e votave dërguar me postë. Megjithëse rastet e mashtrimit në zgjedhjet me letër, po ashtu si mashtrimet në zgjedhje në përgjithësi, janë shumë të rralla.

Vetë presidenti e ka dërguar votën e tij me postë, si gjatë zgjedhjeve të fundit për Kongresin ashtu edhe në zgjedhjet paraprake të zhvilluara në Florida. Trumpi është “i shqetësuar, për shtete të caktuara që dërgojnë numërim automatik votash në çdo zgjedhës të regjistruar”, tha për Deutsche Wellen zëvendëssekretari aktual i ministrial për Sigurinë e Brendshme, Ken Cuccinelli.

Sipas studiueses së politikës, Goldenberg, në të kaluarën republikanët e kanë pas përdorur më shumë se demokratët dhënien e votës me postë. Por kësaj here puna është ndryshe. Gjashtë në dhjetë votues duan të shkojnë vetë tek kutia e votimit (prej tyre 80 përqind republikanë dhe 40 përqind demokratë). Pjesa tjetër e votuesve, e shënojnë kryqin në votën që dërgohet me postë, thotë instituti Brookings.

Mënyrat e ndryshme të votimit të demokratëve dhe republikanëve do të kenë pasoja në llogaritjen e numrit të votave. Kështu numërimi paraprak në kutitë e votimit mund të nxjerrë fillimisht në krye republikanët, ndërkohë që më vonë me numërimin e votave të dërguara me postë mund të marrin hov demokratët.

Zgjedhjet çështje për juristët?

Si republikanët ashtu edhe demokratët presin të ketë një konfrontim juridik pas zgjedhjeve, qindra padi për gjyq janë bërë tashmë gati. Të dy ekipet zgjedhore kanë ngritur prej kohe ekipet e juristëve. Pjesa më e madhe e çështjeve do të shqyrtohen nga Gjykatësit Federalë, shpjegon Bruce Ackerman, professor i së drejtës dhe njohës i çështjeve kushtetuese në Yale Law School.

Ackerman dhe ekspertë të tjerë nuk mendojnë se Gjykata e Lartë mund të luajë ndonjë rol njëjtë si në vitin 2000. Megjithëse Presidenti Trump deklaroi në shtator se pret që rezultati i zgjedhjeve të përfundojë në Gjykatën e Lartë.

Në garën pikë më pikë midis George W. Bush dhe Al Gore në vitin 2000 numërimi i votave zgjati aq shumë saqë në fund Gjykata e Lartë urdhëroi t’i jepej fund numërimit, dhe zgjedhjet i fitoi republikani Bush. “Çështja Bush kundër Gore ka qenë një rast precedent që shokoi gjithë juristët,” thotë Ackermann për DW. Sipas mendimit të tij kësaj here fituesi do të bëhet i ditur nga Kongresi.

Vendimi përfundimtar duhet dhënë deri në janar

Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e votave, për shkak të numrit të barabartë të votave ose për shkak të ndonjë konflikti për votat në shtete të caktuara, atëherë vendimin kush do të jetë president do ta japë më 6 janar 2021 Dhoma e re e Përfaqësuesve. Kështu e parashikon Kushtetuta amerikane. Për herë fundit kjo gjë ka ndodhur në shekullin e 19-të.

Situata komplikohet edhe më shumë duke marrë parasysh, se Kongresi nuk e sheh veten të detyruar të pranojë rezultatet në të gjitha shtetet. Nëse për shembull në njërin nga shtetet, nuk është zgjedhur deri më 8 dhjetor asnjë nga kandidatët për shkak të konflikteve juridike ekzistuese.

Çfarë do të ndodhë nëse deri në ditën e marrjes së postit nga presidenti i ri, më 20 janar nuk është marrë vendimi kush është fituesi? Atëherë postin e merr zëvendëspresidenti i zgjedhur ose kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve. Kjo në varësi nëse Senati ka zgjedhur deri më 20 janar një zëvendëspresident.

Çfarë do të ndodhë nëse Trump nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve?

Një skenar tjetër i mundshëm është nëse Trump nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve po i humbi ato. Si përgjigje ndaj një komenti të dhënë nga Trumpi për këtë çështje, “Do të shohim çfarë do të ndodhë”, senatorët amerikanë nxorrën në muajin shtator një rezolutë që siguron kalimin paqësor të ndryshimit të pushtetit. Shumë vëzhgues zgjedhjesh vazhdojnë të shpresojnë që rezultati të jetë aq i qartë saqë të mos krijohen situata ku Trump të refuzojë pranimin e rezultatit./ DW

g.kosovari

Next Post
“Pak minuta para se të vetëhidhej kërkoi…”/ Doktoresha tregon momentet e fundit të pacientit që u hodh nga kati i 4 te ‘Shefqet Ndroqi’

"Pak minuta para se të vetëhidhej kërkoi..."/ Doktoresha tregon momentet e fundit të pacientit që u hodh nga kati i 4 te ‘Shefqet Ndroqi’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In