• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Maqedoni, femrat shqiptare të “përjashtuara” nga politika

by A R
17/09/2017 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politike shqiptare në Maqedoni në garë për zgjedhjet lokale të caktuara më 15 tetor, drejtimin e komunës ia kanë besuar vetëm një gruaje – Teuta Arifi, e cila do të garojë për të marrë besimin nga elektorati në komunën e Tetovës edhe për një mandat.

Partitë politike shqiptare, madje, nuk ia kanë besuar asnjë femre drejtimin e shtabeve partiake për organizimin e zgjedhjeve vendore.

Aktivistet për të drejtave të grave thonë se proceset e përgjithshme shoqërore, me theks, ato politike, kanë pësuar një lloj depresioni duke shkaktuar një ngecje nëse jo dhe kthim prapa, sa i përket avancimit të pozitës së femrës në Maqedoni në kuadër të politikë-bërjes, duke e vendosur në listat për këshilltare sa për të plotësuar Ligjin për përfaqësim gjinor.

Ermira Mehmeti, ish-deputete e cila ka mbajtur poste të larta në Bashkimin Demokratik për Integrim, thotë për Radion Evropa e Lirë se debati politik shqiptar sot nuk dominohet nga tema, me të cilat do të duhej të dominohej një debat bashkëkohor. Sipas saj, ky debat është i dominuar nga folklori, nga fryma popullore në një farë fryme tradicionaliste.

“Femra shqiptare në Maqedoni nuk ka një pozicion progresiv, afirmativ, por ka një pozicion të heshtur pothuajse margjinal dhe inekzistent në politikë. Për mua është shokuese që Bashkimi Demokratik për Integrim, si partia më e madhe nga fotografitë promovuese që shohim, nuk e ka as edhe një femër të vetme”.

“E njëjta gjë ndodh edhe me partinë e re BESA, e cila thotë se është bashkëkohore, por rreth vetes nuk ka asnjë femër në aktivitetet partiake. Në këtë drejtim, duket se mundohet Aleanca për Shqiptarët, por një zë të artikuluar të femrës në këtë fushatë te partitë politike shqiptare, ne nuk po shohim”, thotë Mehmeti, e cila kohë më parë kishte deklaruar se tërhiqet nga të gjitha aktivitetet në parti, duke u fokusuar në profesionin e saj si notere.

Nga ana tjetër, Gjyla Çeliku, aktiviste për përfaqësimin e femrës shqiptare në politikë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se femra shqiptare në Maqedoni përfaqësohet sa për sy e faqe, sa për të plotësuar dispozitën ligjore që çdo i treti kandidat në listën për këshilltarë komunalë të jetë nga gjinia femërore. Mirëpo, realisht femra shqiptare mbetet një zë i heshtur në politikë.

“Politikat patriarkale janë bërë traditë këtu në Maqedoni dhe për fat të keq edhe udhërrëfyes edhe për partitë e reja në skenën politike të Maqedonisë. Faji për këtë sa është i politikës së partive të burrave, siç do t`i quaja unë, është dhe i grave brenda partive politike”.

“Shtrohet pyetja pse? Sepse ato gra janë të kënaqura me privilegje të vogla që u ofron partia, madje edhe në fund të listës vetëm për të plotësuar kuotat në bazë të ligjit, por pa logjikuar se i bëjnë dëm vetes së tyre po edhe grave të tjera duke ua zënë vendin atyre që vërtet kanë aspirata për të qenë një zë i fuqishëm për avancimin e statusit të femrës shqiptare në Maqedoni”, vlerëson Çeliku nga Këshilli Iniciativa për përfshirjen e grave në politikë.

Ajo shton se “duhet imponuar edukimi i gjeneratave më të reja në frymën e respektimit të barazisë gjinore, në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike​. Edhe ato pak gra që i kemi në politikë, ne nuk i shohim se ngrenë zërin në partitë ku veprojnë për një përfaqësim adekuat në politikë-bërje, gjë që e lehtëson vazhdimin e diskriminimit”.

Nga ana tjetër, Ermira Mehmeti thotë se partitë politike në ofertat zgjedhore pothuajse nuk prekin fare problemet, me të cilat përballen femrat shqiptare në Maqedoni.

“Ju do të shikoni në programet zgjedhore që kanë prezantuar partitë politike deri më tani. Pjesa që ka të bëjë me çështjet gjinore zakonisht përbëhet nga dy deri në tre paragrafë emfaza të zbrazëta zakonisht të kopjuara nga ndonjë faqe interneti, por në fakt aty nuk shohim asnjë masë konkrete se çfarë realisht duhet bërë dhe si duhet t’u qasemi problemeve, me të cilat përballet femra shqiptare ne Maqedoni”.

“Gruaja shqiptare në Maqedoni është edhe viktimë e dhunës në familje, kemi edhe gra shqiptare që janë nëna të vetme edhe mbajnë familje, gruaja shqiptare nuk është e përfshirë në marrëdhënie pune dhe ka nevojë për një lloj përkrahje sociale,materiale etj. Të gjitha këto janë probleme aktuale të shoqërisë moderne në Maqedoni, por politika nuk ka as vesh dhe as projeksion se si t’i trajtojë këto probleme, me të cilat përballet femra shqiptare në Maqedoni”, thekson Mehmeti.

Ndryshe në zgjedhjet e fundit lokale të cilat u mbajtën në vitin 2013, prej 80 komunave dhe qytetit të Shkupit si njësi e veçantë e vetë-administrimit lokal, vetëm 4 komuna iu besuan grave që t’i udhëheqin, prej tyre njëra vjen nga partitë politike shqiptare.

Organizatat që në fokus kanë të drejtat e grave thonë se partitë politike shqiptare u bishtnojnë dispozitave ligjore që garantojnë barazi gjinore, duke i përfshirë gratë në kuadër të kuotave për vendet e garantuara për gjininë femërore, por pa ua besuar atyre pozitat vendimmarrëse. (REL)

Next Post
Transportonte kontrabandë hekur, bllokohet anija me flamur kongolez dhe pronar shqiptar

Flet pronari i anijes në Libi: Ngarkesa sipas ligjit. Vlera 12 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In