• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi: Nuk ka pasur asnjë problem teknik

by Java News
24/09/2023 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryekomisioneri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirian Celibashi, në një deklaratë për mediat, ka theksuar se nuk ka patur probleme teknike sa i takon procesit zgjedhor në qytetin e Kukësit.

Celibashi, i cili ka udhëtuar drejt qytetit verilindor për të ndjekur nga afër proçesin zgjedhore për kryeartin e Bashkisë së këtij qytetit, deklaroi se proçesi po vijon normalisht.

“Ardhja ime këtu në Kukës nuk lidhet me ndonjë shkak që lidhet me problematika të mundshme. Thjesht kemi ardhur me një ekip të madh për të asistuar për aq sa mund të ketë nevojë gjithë pjesën e administratës zgjedhore që merret me administrimin e procesit zgjedhor.”, nënvizoi Clibashi.

“Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit. Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit, të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar. Por kur kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë, nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi s’ka raportim për problematika. Por ne e kemi adresuar si shqetësim”, tha Celibashi.

I pyetur për hapjen e zyrës së gjendjes Civile, Celibashi tha se kjo nuk lidhe aspak me kompetencat e KQZ. Po ashtu Celibashi garantoi se janë marrë masat e nevojshme dhe për procesin e numërimit.

“Sapo folëm me përfaqësuesit e KZAZ që të marrin të gjitha masat organizative që procesi i numërimit të fillojë sa më shpejt. Kemi pasur një komunikim paraprak me përfaqësuesit e dy subjekteve zgjedhore. Do të kemi një komunikim tjetër për të vendosur këtë proces jo vetëm në kuptim të kohës, por edhe të sigurisë që të mos kemi probleme në lidhje me procesin e numërimit”, tha Celibashi.

Kukësi voton sot prej orës 07:00-19:00’ për kryebashkiakun e ri. Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj dhe përballë tij është Emri Vata, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’. Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, nuk mori pjesë në votime. Në këtë qark përsëriten zgjedhjet, pas largimit të Safet Gjicit nga posti i kryebashkiakut.

Zgjedhësit kanë mundësi të votojnë në 74 qendra votimi, 1 prej të cilave është ngritur në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës. Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Sipas raportimit në faqen elektronike të KQZ, deri në orën 14:00 kanë votuar 29.15% e votuesve. Raportimi është për 73 qendra nga 74 në total. E përthyer në shifra, nga 45 946 votues në total, kanë marrë pjesë në votim 12 246 votues.

Next Post
Gërvalla e quan të turpshëm reagimin e Borrellit: Asnjë fjalë kundër terroristëve

Gërvalla e quan të turpshëm reagimin e Borrellit: Asnjë fjalë kundër terroristëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

February 24, 2026
Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

February 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In