Klodian Shehi dhe Astrit Haka do të jenë dy kandidatët për zgjedhjet e parakohëshme vendore të Kavajës.
Astrit Haka, kandidat i pavarur dhe i propozuar nga zgjedhësit, do të listohet i pari në listë ndërsa do të pasohet nga Shehi i Partisë Socialiste.
Zgjedhjet për Bashkinë Kavajë mbahen më 7 Maj, ndërkohë që Partia Demokratike nuk ka pranuar të marrë pjesë. /b.d