• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Himarë, opozita kërkon pavlefshmërinë, KAS shtyn seancën për shqyrtimin e ankimimit

by S T
21/08/2024 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shtyrë për të enjten seancën për shqyrtimin e ankimimit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme vendore që u mbajtën në Himarë më 4 gusht 2024.

Sipas materialit ankimor të depozituar në KAS, objekti i ankesës është “Kundërshtim i vendimit “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të KZAZ-së nr. 88”.

Debati është përqendruar tek zgjedhësit me kartë identiteti të skaduar. Sipas administratës, janë 6 mijë zgjedhës, të cilët kanë figuruar me kartë identiteti të skaduar.

Opozita thotë se, janë mbi 200 zgjedhës, votues të regjistruar që kanë rinovuar kartat e skaduara dy ditë para zgjedhjeve, që nuk janë njohur nga pajisja elektronike.

Por, për socialistët, kjo nuk përbën provë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, pasi votuesit janë identifikuar manualisht.

“Kjo vërteton se personat që kanë pasur pasaportat, kanë pasur emrin në listë dhe kanë votuar. Ku është pavlefshmëria?”, pyeti përfaqësuesi socialist në KQZ, Eridian Salianji.

Mbledhja e KAS u shty për pak në orë me qëllim për t’i vënë në dispozicion opozitës disa informacione shtesë nga administrata.

Në mbledhjen që u zhvillua më pas opozita kërkoi kohë të shqyrtojë materialin e dorëzuar nga administrata dhe për këtë arsye KAS vendosi shtyrjen e seancës për ditën e enjte.

Opozita kërkoi nga administrata e KQZ: raportin e audituesit teknicien, lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në Himarë; raportin e shkruar ose e-mail të kompanisë “Smarmatic” që menaxhon sistemin e pajisjeve PEI, pas përfundimit të zgjedhjeve në Himarë, lidhur me ecurinë e procesit të identifikimit të zgjedhësve në 36 QV e Bashkisë Himarë; kopje të të gjithë regjistrave të posaçëm të 36-QV në Himarë, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë, pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar; kopje e të gjitha procesverbaleve apo dokumenteve të tjerë të votimit të 36-QV në Himarë, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve të cilëve, pajisja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 gusht 2024; dokumentacionin që disponon administrata e KQZ që tregon shtimin me mbi 360 zgjedhës të rinj në Himarë që nga zgjedhjet e 14 majit 2024; listën e personave të caktuar si komisionerë nga Partia Socialiste në 36-QV në Himarë, dhe funksionin në Administratën Publike (Qendrore apo Vendore) të atyre individëve që ishin pjesë e saj deri në 4 gusht 2024; dokumentacionin që vërteton se këta persona ishin pajisur me autorizim/leje paraprake nga DAP për t’u angazhuar në procesin zgjedhor.

Next Post
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

"Kanë dëmtuar interesat e kombit", Frrok Çupi "i fut në një thes": Kurti, Berisha dhe Meta, të izoluar nga SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In