nalisti Plator Nesturi duke komentuar zgjedhjet e pjesshme në Himarë deklaroi se përgjithësisht fushata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur asnjë incident.
Në një lidhje drejtpërdrejtë me RTSH-24, Nesturi tha se e vetmja problematikë e hasur ditën e zgjedhjeve ishte skadimi i kartave të identitetit.
“Kjo është një procedurë që vetë partitë politike duhet ta kishin ndjekur më përpara por dhe vetë qytetarët vetë kanë përgjegjësinë që të ndiqnin deri në fund këtë proces për të ushtruar të drejtën e votës. Shifrat e deklaruara nga opozita janë shifra të pakonfirmuara dhe janë deklarata teorike, pra është fiktive. Kjo mund të jetë një shifër teorikisht që këtyre 6 mijë personave mund ti kenë skaduar mjetet e identifikimit por jo se këta persona janë paraqitur në qendrat e votimit dhe nuk janë lejuar”.
Një element tjetër tha Nesturi është që duke u krahasuar me zgjedhjet e kaluara , numri i votueseve është rritur së tepërmi.
“Nga shifrat e bëra publike kemi 800 votues më shumë nga zgjedhjet e kaluara dhe kjo e rrëzon dhe pretendimin që ka opozita që nuk janë lejuar për të marr pjesë në votim. Kjo e bënë nulë pretendimet e opozitës. Në rast se kemi të bëjmë me një fitore të opozitës me shtimin e votuesëve. Është abuzim të bësh deklarata të tilla për prishje të procesit zgjedhor. 6 mijë votues mund të jene në çdo cep të globit por jo se kanë shkuar në Himarë dhe nuk u lanë të votonin”.
/a.r