• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Himarë i japin fund krizës artificiale me Greqinë

by Mero Baze
03/08/2024 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e së dielës në Himarë do t’i japin fund krizës së legjitimitetit të Bashkisë, e cila prej një viti ka pasur një kryetar të zgjedhur në burg dhe disa të tjerë në detyrë që zëvendësonin njëri- tjetrin, dhe mbi të gjitha i japin fund dhe krizës artificiale mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Por ato nuk do ta mbyllin përpjekjen për të mbajtur gjallë një “problem himarjot” në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ajo që do të ndryshojë pas së dielës, është se tani e tutje, kauzën e “Himarës greke” nuk do ta ndeshim në zyrat e Bashkisë, ku të përdoret si mekanizëm bllokues, por në nivel politik, nga krahu nacionalist i pakicës greke, mbështetur kryesisht nga organizata të nacionalistëve grekë jashtë Shqipërisë dhe Agimit të Artë.

Dhe natyrisht kjo kauzë ka tani dhe përfaqësuesin e saj Fredi Beleri. Si deputet grek i zgjedhur në Parlamentin Evropian, ai do të përpiqet ta mbajë gjallë këtë problem në nivel politik, duke u përballur me Shqipërinë në Bruksel.

Por kjo është një lehtësi dhe për Shqipërinë, pasi Beleri nuk përfaqëson Himarën në Bruksel, por Athinën, dhe çdo përballje do të jetë një përballje mes Athinës dhe Tiranës me gjuhën e një nacionalizmi të vjetër grek.

Shqipëria e ka më të lehtë dhe më në favor të saj të bëjë betejë me një përfaqësues të Agimit të Artë në Bruksel, në emër të Greqisë, pasi e ka më të lehët të jetë në anën e standardeve evropiane përballë një grupimi politik që vetë Greqia i ka fshirë nga politika e saj dhe i përdor vetëm për probleme me fqinjët.

Kështu që zgjedhjet e së dielës do t’i relaksojnë raportet mes dy vendeve dhe Beleri do të jetë thjeshtë një valvulë shkarkuese sa herë të ketë tensione mes dy vendeve, duke u përdor si shkaktar.

Tani e tutje është më e lehtë për të dy palët, edhe të bëjnë sikur grinden, edhe të bëjnë sikur pajtohen, pasi problemet reale të Himarës nuk janë problemet e Belerit dhe raportet shqiptaro- greke, nuk ndjekin gjurmët e Belerit. Përveç rasteve kur duan të bëjnë luftë dhe ai u duhet si “kokë turku”.

Next Post
Kinezi arrestohet pranë rezidencës së Trump: Kam prova për atentatin

Kinezi arrestohet pranë rezidencës së Trump: Kam prova për atentatin

Comments 1

  1. Janulla kolonel 98 vjeç që mortjen ka në derë. says:
    2 years ago

    Pse e ngacmon turkun o Mero ?
    Çdo me kokën e turkut ?
    Pse nuk thua si puna e Daut Hoxhës, për kokën e të cilit, medemek i u dhimbs aq shumë Musolinit, sa filloi sulmin ndaj Greqisë, sherr të cilin, ne e kemi edhe sot, ndersa Italia e Musolinit (Musa Selimit – siç i thoshin shqiptaret aso kohe), i kanë në rregull punët me greqirit.
    Greqirit, akoma mbajnë ligjin e luftës në fuqi, nuk e abrogojnë, për një luftë që e shpalli Italia e Musolinit (Musa Selimit).
    Që më 1947 me Italinë e anulluan ligjin e luftës.
    Me Shqipërinë, vazhdojnë të jenë në luftë, sepse e kanë hallin të këpusin gjithë jugun e kësajë toke, që nga Llogaraja e tatëpjetë.
    Greqirët, greqirë mbeten o Mero.
    Prandaj Greqirët, duhen shtrydhur mirë, sa nga jugu, nga lindja, veriz dhe perëndimi.
    Greqirë është vetëm 2/10 e kësajë Greqire që është sot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

February 18, 2026
Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

February 18, 2026
I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

February 18, 2026
‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In