Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, për pezullimin e zgjedhjeve në Himarë, duke anuluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj.
Përfaqësues të Presidencës argumentuan në gjykatë se data e zgjedhjeve, e dekretuar nga Begaj, ishte e drejtë dhe duhej të qëndronte në fuqi.
“Alfred Beleri kërkonte që të pezullohej vendimi i Presidentit Bajram Begaj, që shpalli zgjedhjet e pjesshme më 4 gusht për Bashkinë e Himarës. Ata pretendonin se dekretimi i datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit Begaj, nuk duhet të kryhej për Bashkinë e Himarës, për sa kohë Alfred Beleri, ende nuk kishte marrë vendim përfundimtar shkarkimi i tij, apo heqja e tij si kandidat që fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, në maj të vitit të kaluar. Pra, nuk kishte marrë ende formë të prerë. Por përfaqësues të Presidencës, argumentuan gjykatën, se data e zgjedhjeve e dekretuar, ishte e drejtë dhe duhej të qëndronte në fuqi”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al