Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë marrë vëmëndjen e opinionit publik ditët e fundit, pasi në garë janë dy kandidatë mjaft të fortë si Armand Duka dhe Bashkim Fino.
Një fushatë që ka nisur furishëm me akuza dhe kundër akuza nga ana e të dyja palëve, dhe pika më e nxehtë është përfshirja e politikës në këtë zgjedhje.
Këto zgjedhje kanë marrë dhe vëmëndjen e insitucionit të UEFA-s, të cilët janë duke monitruar me kujdes të gjitha zhvillimet që po ndodhin në këtë fushatë.
Dhe kjo ka bërë që më datë 1 shkurt Tiranën do ta vizitojë zëvëndës-presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis.
Surkis do të zhvillojë takime me krerët e lartë të shtetit shqiptar me kryeministri Edi Rama dhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Ende nuk ka detaje se për çfarë do të bisedohet, por akuzat për ndërhyrje politike kanë bërë që zyrtari i lartë i institucionit të futbollit evropian të vijë në vend për të parë nga afër situatën.










